Sunday, May 19, 2024

Emocione dhe surpriza në javën e parë të Kategorisë së parë. Në Pukë, Tërbuni-Skënderbeu 1-1, Flamurtari humbet në shtëpi me Luzin 1-2

Lexo

Pas Superiores, futbollit shqiptar i shtohet edhe një kampionat tjetër, a ii Kategorisë së Prë, java e parë e të cilit është zhvilluar pasditen e së shtunës së 3 shtatorit.

Në fakt, nga 7 takime të programuara për këtë javë, vetëm 5 prej tyre janë zhvilluar. Njëri prej tyre, Lushnja-Burreli është shtyrë për shkak të punimeve që po kryehen në terrenin e stadioumit lushnjar, ndërkohë që çifti, Dinamo-Orikumi, luhet të dielen.

Në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës, ka qënë mysafir Skënderbeu i Korçës. Një përballje kjo që pukjanëve u kujtonte ndeshjen e pak viteve më parë kur Tërbuni luante në Superiore dhe sfidonte Skënderbeun e madh brenda në fushën e tij.

Emocionet e kësaj sfide kanë qënë të mëdha edhe për luftën e fortë sportive           që karakterizoi këtë ndeshje. Të dyja skuadrat ishin futur  në fushën e lojës për fitore tre pikëshe, por fundi i takimit ka fiksuar shifrat e barabarta, 1-1. Që të dy golat janë shënuar në pjesën e parë, ku fillimisht ka qënë Tërbuni që ka kaluar në avantazh në minutën e 35-të me anë të Xhebrahimit, ndërkohë          që në limitin e kësaj pjese ka barazuar Zguro për korçarët.

Në barazim, por me rrjeta të paprekura janë mbyllur tre duelet e tjera, Besa-Tomorri, Korabi-Apolonia dhe Turbina-Besëlidhja.

Rezultati më surprizë kë këtë javë të parë të kampionatit të së parës ka qënë ai i fiksuar në ndeshjen, Flamurtari-Luzi. Vlonjatët e trumbetuar me të madhe si skuadër pretendente për t’u ngjitur në Superiore ka zhgënjyer në shtëpi duke u mundur nga Luzi. Me një formacion ku spikasin emra të njohur të futbollit shqiptar: Moçka, Neziri, Bicaj, Shkalla, Silue, Ramadani, Pjeshka, Dos Santos, Kamargo, Indio Oliveira, Metani, skuadra e drejtuar nga trajneri Dritan Resuli, është mundur me rezultatin 1-2.

Të parët kanë shënuar vlonjatët me auor Kamargo në minutën e 49-të, ndërkohë q ënë pjesën e dytë, miqtë nga Kavaja kanë arritur të tundin dy herë rrjetën e portjerit Moçka, përkatësisht me Cucka 78′ dhe  Dushaj 81′.

Rezultatet e Javës së parë të Kategorisë së Parë

FLAMURTARI – LUZI 1-2

Kamargo 49’/ Cucka 78′, Dushaj 81′

TËRBUNI – SKËNDERBEU 1-1

Xhabrahimi 35’/ Zguro 45′

BESA – TOMORI 0-0

KORABI – APOLONIA 0-0

TURBINA – BESËLIDHJA 0-0

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img