Saturday, May 18, 2024

(Pas ndeshjes) Drejtori sportiv i Erzenit, Krenar Bardhi dhe trajneri i Teutës, Renato Arapi, analizojnë derbin, Erzeni-Teuta 0-0

Lexo

Krenar Bardhi(Drejtor sportiv-Erzeni):

“Është një hap përpara pavarësisht se është barazim. ne hymë në pjesën e parë me një mënyrë standarde. Për sa i përket pjesës së dytë treguam një dominancë. Ndërsa ai goli i anuluar i shkon ekspertëve për ta analizuar. Ne kemi rezervat tona. E kemi thënë që kemi hyrë optimist. Tre rezultate të kënaqshme në tre javët e para nuk duhet të na bëjë euforik, por të na shtojë zellin. Është herët për t’u nxituar, ne nuk duam të nxitohemi. Është rezultat i kënaqshëm pavarësisht padrejtësive që mund të bëhen. Kjo nuk e zbeh aspak impenjimin tonë”.

Reanato Arapi(Trajner-Teuta):

“Duhet ta shikojë gotën plot. E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. duke pasur edhe parasysh që kanë lojtarët të shpejtë, ne u munduam që të qarkullonim sa më shumë topin. Vështirësinë më të dhe e pash te organizimi. Në momentin që shkoi topi në krahë u kërkua hapësirë. Duhet parë që edhe lojtarët që janë mesfushorë qendre janë me tipare mbrojtëse. Lojtarët që kanë ardhur së fundmi do të na ndihmojnë, pavarësisht se kanë ardhur shumë vonë. Është diçka që e kemi kërkuar në momentin që një ekip mbron me forca të shumta është e vështirë të kërkosh hapësira. Që të çekuilibrosh një ekip duhet të lëvizësh në hapësira dhe kjo gjë na mungoi”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img