Thursday, December 26, 2024

Emocione pa fund. Pas 120 minutash dhe gjuajtjeve të penalltive, Spanja mund Kroacinë dhe fiton Ligën e Kombeve

Lexo

Një finale plot rivalitet dhe emocione, ishte ajo e Ligës së Kombeve në mes Kroacisë dhe Spanjës. Takimi i luajtur në stadiumin De Kuip të Roterdamit duke filluar nga ora 20:45 e mbrëmjes së dielë ishte shumë i luftuar me të dy skuadrat që sulmonin  dhe mbroheshin mirë, duke lënë pak hapësira.

Livakoviç nga një anë dhe Simon në anën tjetër u shfaqën në lartësinë e duhur, duke ruajtur të paprekur katërkëndorin në rastet ku u vunë në provë. Ndaj koha e rregullt e më pas shtesat, nuk sollën gola, duke bërë që pika e bardhë e penalltisë të ishte ajo që do të përcaktonte fituesin.

Gabimet e Majer dhe Petkoviç i dorëzuan trofeun spanjollëve, në radhët e të cilëve gaboi vetëm Laport, duke e mbyllur këtë ndeshje me një trofe të rëndësishëm për një brez të ri lojtarësh, ku gjithsesi golin vendimtar e shënoi veterani Karvahal.

Në këtë mënyrë, Spanja fiton edicionin e tretë të Ligës së Kombeve duke mposhtur Kroacinë 5-4 me penallti pas barazimit 0-0 pas 120 minutash lojë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img