Shqiperia udheton ne transferte per ndeshjen e rradhes ku do te përballet me Ishujt Faroe te marten ne oren 20:45 ne kuader te kualifikueseve te Euro 2024. Pas fitores me Moldavine morali eshte shume i larte dhe kuqezinjte do te synojne nje tjeter sukses ndaj nje skuadre shume me te lehte ne leter.
UEFA ka caktuar edhe gjyqtaret e kesaj sfide. Organi me i larte i futbollit europian i ka besuar nje qiprioti drejtesine e kesaj sfide. Krisovalantis Theuli eshte kryesori i cili nuk ka ndonje CV te pasur. Ai eshte vetem 34 vjeç dhe eksperienca ne ndeshjet nderkombetare sapo ka filluar.
Ai do te ndihmohet nga bashkombasit Mikael Soteriu dhe Pavlos Georgiu ndersa i katert eshte Menelao Antoniu. Ne VAR eshte greku Agelo Evangelu ndersa ne AVAR nje tjeter qipriot Dimitri Solomu.
Vezhgues i arbitrave eshte caktuar suedezi Stefan Johaneson ndersa Delegat do te jete Ignas Marcinkevicius nga Lituania. Gjithçka do te luhet diten e marte date 20 ne Ishujt Faroe ku Shqiperise i duhet me patjeter firorja qe ne fund do te thote shume.
Fatos LAMAJ