Friday, April 26, 2024

Emocionet e së mërkurës së 17 majit! Nga Derbi i Kryeqytetit, te beteja për vendin e katërt në kampionat, java e 33-të e ‘Abissnet Superiore’ premton spektakël

Lexo

E mërkura e 17-majit nuk është një ditë e zakonshme. Është dita kur do të luhet java e 33-të e kampionatit ‘Abissnet Superiore’, është dita e derbit të kryeqytetit ‘Tirana – Partizani’. Edhe tre javë kanë mbetur nga fundi i këtij edicioni, që ka prodhuar pa dyshimin më të vogël shumë emocione, spektakël, garë të fortë, ndeshje të paparashikuara, surpriza të shumta.

E megjithatë, për të mos shkuar te fundi i sezonit, pasi ka ende edhe tre javë pas të nesërmes për t’u luajtur futboll. Të mërkurën luhen pesë ndeshjet e javës së 33-të, katër prej të cilave në të njëjtin orar, në ora 15:00, ndërsa kryesfida e javës, Tirana – Partizani është planifikuar të luhet në ora 18:30 në stadiumin ‘Air Albania’.

Interesi për të parë nga afër derbin shqiptar është i madh dhe kjo është vërejtur edhe nga biletat e shitura deri më tani. Tifozët e të dyja skuadrave, por edhe futbolldashësit shqiptarë, duket se duan të kalojnë një pasdite ndryshe në stadiumin ‘Air Albania’. Tirana – Partizani është një ndeshje deri diku vendimtare për të dyja ekipet për këtë sezon futbollistik.

Bardheblutë e drejtuar nga Orges Shehi duan të mbajnë vendin e parë në klasifikim dhe të ëndërrojnë për titullin e dytë kampion radhazi, ndërsa për Partizanin e drejtuar nga Giovanni Collella, fitorja është obligim për të marrë vendin e parë e më pas për të luftuar deri në fund të kampionatit për të ngritur titullin kampion. Gjithçka do të vendoset nesër, me kryesfidën që do të luhet në ora 18:30 në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’.

Në ndeshjet e tjera të kësaj jave, Vllaznia do të përballet me Teutën. Ndeshja do të luhet në shtëpinë e shkodranëve, në stadiumin ‘Loro Boriçi’. Të dyja skuadrat kanë vetëm një synim: të marrin tre pikët. Barazimi nuk vlen shumë në këtë pikë të kampionatit, pasi vendi i katërt në klasifikim ‘të dërgon në Europë’. Ky takim është planifikuar të nisë në ora 15:00.

Në po të njëjtën orë, Kukësi i Rrahman Hallaçit do të presë në shtëpinë e tij ‘Kukësi Arena’ ekipin e Laçit. Një takim që pritet të jetë mjaft i luftuar nga të dyja skuadrat, ku Kukësi kërkon të pozicionohet sipër vendit të 8-të dhe t’i largohet zonës së play-out-it, ndërsa Laçi kërkon të mbajë vendin e katërt në kampionat.

Bylis synon mbijetesën dhe kërkon qëndrimin në kampionatin ‘Abissnet Superiore’ edhe për edicionin e ardhshëm. E po kështu, edhe Erzeni i Shijakut. Në stadiumin ‘Niko Dovana’ do të luhet sfida Erzeni – Bylis, një takim i vështirë për të dyja ekipet. Ndeshja është planifikuar të zhvillohet në ora 15:00.

Egnatia do të udhëtojë drejt Kamzës ditën e nesërme ku do të luajë kundër Kastriotit të vendit të fundit. Krutanëve u bën punë vetëm fitorja dhe tre pikët, ashtu sikurse edhe Egantias, që do të blindojë vendin e tretë dhe ‘Europën’. Ndeshja do të luhet në stadiumin e Kamzës në ora 15:00.

Ndeshjet e javës së 33-të, ‘Abissnet Superiore’

FK Kukësi – KF Laçi, ora 15:00, 17.05.2023

KF Erzeni – KF Bylis, ora 15:00, 17.05.2023

KF Vllaznia – KF Teuta, ora 15:00, 17.05.2023

KS Kastrioti – KF Egnatia, ora 15:00, 17.05.2023

KF Tirana – KF Partizani, ora 18:30, 17.05.2023

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img