Friday, April 26, 2024

Interi fiton edhe gjysëmfinalen e dytë me Milanin dhe shkon në finalen e Champions League

Lexo

Interi është finalisti i parë i Champions League 2022/23. Zikaltërit, me fuqinë e suksesit 0-2 të ndeshjes së parë, fituan edhe ndeshjen e kthimit të Euroderby kundër Milanit falë një blic të Lautaro Martinez në minutën e 74-të dhe janë rikthyer në lojë për aktin më të fundit të kompeticionit të rëndësishëm evropian për klube pas një periudhe 13-vjeçare larg natës triumfale të Madridit.

Tani djemtë e Inzaghit presin fituesin e Manchester City-Real Madrid, që do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH, për të zbuluar se me cilën nga dy “luftanijet” do të përballen në Stamboll më 10 qershor.

Njëzet vjet pas përballjes së dyfishtë që projektoi Milanin në Mançesteri, vjen hakmarrja për zikaltërit, që në më pak se një muaj do të ketë mundësinë t’i shtojë palmaresit kupën e katërt me vesh të madh.

Derbi i dytë përsëriti ndryshimin në gjendjen atletike dhe qartësinë taktike që u shfaq në ndeshjen e parë, me skuadrën e Piolit të aftë për ta bërë veten të rrezikshëm vetëm në disa raste në pjesën e parë dhe skuadrën e Inzaghit të mirë për të përfituar nga lodhja e kundërshtarit, për ta ndëshkuar dhe mbyllur llogaritë, duke e merituar plotësisht kualifikimin në 180 minuta.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img