Saturday, April 20, 2024

(Video) Itali-Trajneri shkodran Ylber Dibra, shpallet kampion me ekipin Nuova Altofoglia U-15 në kampionatin e Regjione Marche. Dibra, meriton edhe trofeun e trajnerit më të mirë të Rajonit

Lexo

Për Ylber Dibren, shkodranin që prej rreth 30 vitesh jeton në Itali kemi folur edhe herët e tjera. I njohur si një ish portjer i Vllaznisë në para vitet 90-të, atëherë kur edhe u diplomua në Universitetin e Sporteve në Tiranë për specialitetin e Futbollit, vitet e Italisë shoqërohen me diplomimin edhe në fushën e mjekësisë, specialiteti Fizioterapi Sportive duke ushtruar detyren e Fizioterapistit në Kliniken e tij private në Sassocorvaro.

Por, paralelisht me mjekësinë sportive, Ylber Dibra do të merrte përsipër të drejtonte edhe ekipin e futbollit të moshave Nuova Altofoglia U-15 në Regjione Marche me një popullsi rreth 1 milion e 500 banorë.

Skuadra në fjalë e drejtuar nga shkodrani Ylber Dibra, sot ka fituar kampionatin në Regjione Marche, sukses ky që e arrin për herë të dytë rradhazi me ekipin e tij të kësaj grup moshe duke u rradhitur në trajnerat me rezultate të larta në futbollin italian.

Ky kampionat është kryesuar vazhdimisht nga skuadra Nuova Altofoglia, e cila shpallet kampion me një pikë diference nga vendi i dytë, çka tregon dhe rivalitetin e këtij kampionati. Me këtë trofe, Ylber Dibra është trajneri që këto vite ka fituar me shumë kampionate, kupa dhe ndeshje internazionale në turne të ndryshme.

Duke vlerësuar këto rezultate, falë punës me pasion, dhe vullnetit që e karakterizon në punën e tij, trajnerit shkodran Ylber Dibra i është dorëzuar edhe trofeu i trajnerit më të mirë për U-15 me primo shumë prestigjiosa nga një grup specialistësh në fushën e futbollit, ku i jepet titulli “Bravo Bravissimo”.

Duke qëndruar sërishmi tek Ylber Dibra, rikujtojmë edhe traditën sportive që ai po e pason tek djali i tij, Francesco Dibra, i cili aktualisht është pjesë aktive e futbollit italian. I dalë nga ekipet e futbollit të moshave në Sassocorvaro ku banon me familjen, hapin e madh të karrieres sportive e bëri me nënshkrimin e kontratës profesioniste me ekipin  “Ternana Calcio” duke luajtur në Seria B italiane të grupmoshës 16 vjeçare. Për t’u theksuar është edhe vemendja që Federata Shqiptare e Futbollit ka treguar ndaj tij duke e thirrur në disa grumbullime të kombëtareve të moshave.

Familja shqiptaro-italiane “Dibra” përbëhet edhe nga Laura, bashkëshortja e tij italiane, por edhe vajza Sara, që të dyja  me plot passion në fushën e sportit, sidomos tenisit, të cilat më së shumti, duke qënë të  diplomuara  me doktoraturën  përkatëse në Fizioterapi, përbëjnë të gjithë së bashku ekipin e shërbimit dhe administrimit të Klinikës së familjes së tyre private të mjekësisë, me specialitetin Fizioterapi Sportive në Sassocorvaro, Itali.

(Video) Pamje nga festimet e fitores së ndeshjes së fundit të kampionatit si dhe fitores së titullit kampion nga ekipi Nuova Altofoglia U-15 në Regjione Marche në Itali me trajnerin shkodran Ylber Dibra në krye.)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img