Saturday, May 18, 2024

Enea Jorgji dhe Juxhin Xhaja, gjykojnë Sporting Lisbonë-Rakov e Polonisë dhe, Paok-Aberdin(Liga e Europës dhe Konferencës)

Lexo

Ndeshjet e katërta në grupet e Ligës së Europës dhe të Konferencës, të cilat zhvillohen këtë të enjte, sjellin në fushë dhe gjyqtarët ndërkombëtarë shqiptarë.

Kështu në Ligën e Europës, Enea Jorgji do të jetë kryesor në ndeshjen Sporting Lisbonë – Rakov e Polonisë.  Në këtë ndeshje Jorgji do të ketë ndihmës Denis Rexhën dhe Ridiger Çokajn, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Florian Lata. Në sistemin VAR, bilbili elbasanas do të ndihmohet nga holandezi Denis Johan Higler, kurse vëzhgues i trupës së gjykimit do të jetë turku Çunej Çakir e delegat anglezi Xhonatan Lis.

Ndërkohë Liga e Konferencës ka rezervuar për Juxhin Xhajën ndeshjen e grupit G, Paok – Aberdin. Ndihmës të Xhajës do të jenë Dojando Myftari dhe Rejdi Avdo e gjyqtar i katërt Olsion Yzeiraj. Në sistemin VAR, Xhaja do të ndihmohet nga italianët Daniele Kifi dhe Marko Serra. Vëzhgues francezi Loren Duhamel e delegat i UEFA-s, polaku Marsin Stefanski.

Ajo që duhet nënvizuar është fakti se Xhaja e Jorgji vazhdojnë të vlerësohen nga UEFA duke patur ndeshje në nivele të larta të Kupave të Europës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img