Saturday, May 18, 2024

Liga e Kampioneve-Interi, Reali, Bajerni dhe Sociedadi kalojnë në 16-she

Lexo

Të mërkurën në mbrëmje janë luajtur takimet e katërta të grupeve A, B, C dhe D të Ligës së Kampioneve, dhe, pas Mançester Sitit dhe Lajpcigut të martën, është njohur edhe një tjetër ekip që kualifikohet edhe matematikisht për në turin e 16-shes.

Dhe ato janë 14 herë kampionia e Evropës, Reali i Madridit, por edhe Bajerni i Mynihut, që korrën fitoren e 4-t në po aq ndeshje në grupin C dhe A, duke mundur përkatësisht Bragën dhe Gallatasarajin, por edhe Real Sociedadi dhe Interi në grupin D, aty ku spanjollët mundën më herët Benfikën 3-1, ndërsa italianët vuajtën në Austri për të mposhtur Salcburgun 1-0.

Në fakt, në përballjen e përzgjedhur, të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, së bashku me emisionin e posaçëm para dhe pas saj, Interi ka mbizotëruar, por pa e shndërruar dot në gol epërsinë në lojë, teksa pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura. Vetëm 5 minuta para fundit të kohës së rregullt, Lautaro Martinez do të thyejë qëndresën e vendasve me një 11-metërsh të saktë.

Interi fiton kështu me rezultatin 1-0 ndaj Salcburgut, duke u kualifikuar që tani për në turin e 16-shes dhe duke ia dhuruar këtë të drejtë edhe Real Sociedadit, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img