Sunday, July 20, 2025

Erest Lamellari korçari që luan larg vendlindjes së tij

Lexo

Erest Lamellari, një nga futbollistët e rinj që ka bërë emër si talent i dal nga Korça, nuk do të jetë pjesë e Skënderbeut as këtë sezon. Edhe pse kishte pritshmëri që mbrojtësi i ri të rikthehej në ekipin korçar pas huazimit te Kukësi, burime të sigurta konfirmojnë se Lamellari ka zgjedhur të qëndrojë edhe për një tjetër sezon në radhët e skuadrës verilindore.

Qendërmbrojtësi 21-vjeçar,i cili është aktivizuar rregullisht me Kukësin sezonin e kaluar, ka treguar maturi dhe stabilitet në një pozicion shumë të ndjeshëm të fushës,një profil që Skënderbeut do ti bënte shumë mirë,veçanërisht në ndërtimin e një mbrojtjeje solide me elementë të rinj,por të rritur në filozofinë e klubit.

Mungesa e rikthimit të tij në Korçë shihet si një mundësi e humbur për klubin,që në sezonet e fundit ka patur nevojë të qartë për forcim në prapavijë. Lamellari,si produkt i akademisë së Skënderbeut,mund të përfaqësonte jo vetëm vazhdimësinë e brezave të rinj,por edhe ndihmën konkrete në një repart që ka kërkuar shpesh stabilitet.

Nga ana tjetër,qëndrimi te Kukësi mund të jetë një hap i rëndësishëm për zhvillimin e tij profesional,me më shumë minuta në elitë dhe eksperiencë nën presionin e një klubi që ka pretendime të vazhdueshme.

Për tifozët korçarë,mbetet shpresa që ky largim të mos jetë i përhershëm dhe që në të ardhmen,Erest Lamellari të rikthehet për të dhënë kontributin e tij në fanellën që e rriti si futbollist.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img