Saturday, July 27, 2024

Erzeni i merr tri pikë Tiranës në ‘Selman Stërmasi’

Lexo

Tirana 0-1 Erzeni (Maliqi 18′)

Bardheblutë munden 0-1 në shtëpi nga Erzeni duke pësuar kështu humbjen e parë të këtij sezoni në Superiore.

Të dyja skuadrat e nisën ndeshjen duke studiuar njëra-tjetrën, me Tiranën që u duk që në fillim që nuk ishte mirë. Ishte një aksion i shpejtë i skuadrës shijakase me topin që kalon nga e majta në të djathtë, ku një gjuajtje kthehet në asist për Maliqin, i cili me një kthesë të shpejtë e çon topin në rrjetë.

Reagimi i Tiranës ishte shumë i vakët, pa vënë në rrezik shpesh portierin Hysenbelli. Ndërkohë që në anën tjetër, portieri Lika ishte më shumë se një herë heroi bardheblu duke shpëtuar skuadrën nga pësimi i golit të dytë. Erzeni arrin ta mbrojë këtë avantazh duke e mbyllur ndeshjen me shifrat 0-1.

Një humbje që i prish shumë punë Tiranës për kreun, ndërsa nga ana tjetër, janë tri pikë me shumë vlerë për shijakasit, që e ngjisin përkohësisht në vendin e dytë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img