Wednesday, July 24, 2024

(Intervista) Trajnerët Shehi dhe Deliallisi flasin pas ndeshjes Tirana 0-1 Erzeni

Lexo

Tirana ka pësuar humbjen e parë të këtij sezoni në Superiore, teksa është mundur në ndeshjen hapëse të javës së pestë nga Erzeni me shifrat 1-0. Pas ndeshjes, trajneri Orges Shehi u shpreh për MCN TV:

“Jemi të zhgënjyer, nuk mund të them që jam i zhgënjyer me skuadrën e të dal unë si burrë i mirë. Duhet ta interpretonim më mirë lojën, të fitonim top të parë e të dytë e të mos i lejonim lojën kundërshtarit. Është një ndeshje për t’u harruar, për të nxjerrë konkluzione. Një pjesë e lojtarëve duhet të japë 200% e pjesa tjetër të presë momentin e tyre.

Nënvlerësim? Na munguan element të rëndësishëm. Mund të jesh i paqartë taktikisht por kur ke dëshirën dhe grintën nuk duhet ta lësh kudnërshtarin të vij tek porta. Sot na shpëtoi Ilion Lika pasi edhe kur ishim në disavantazh, Erzeni pati raste goli. Kur ke një grup lojtarët që mendon se je i dubluar dhe luan cdo 3 ditë, menduam të ruajmë pak forcat duke ditur që kontigjenti është i përafërt me njëri-tjetrin. Nuk na doli ashtu siç e menduam.

Najdovski në mesfushë? Kërkonim që të shtonim agresivitet dhe të shtynim lart me Haxhiun kur sulmonim. E bëmë për të shtyrë Haxhiun më lart. Në atë pozicion edhe dy mesfushorët e tjerë duhet të ndihmojnë në mbrojtje. Nuk na shkoi siç duhet ajo që përgatitëm.

Është formacioni stabël? Cdo gjë që ndodh shërben për të mësuar dhe ne pjesën më të madhe e kemi të kristalizuar. Me ardhjen e Deliut na shtohet një forcë defensive në mesfushë. Në ndeshjen në vijim do të shikoni pak ndryshime. Do të fokusohemi te lojtarët që janë dhe të tjerët do të luftojnë për të zënë vend kur të thirren në apel. Kjo ndeshje na ka shërbyer vetëm për keq. Ta marrim si mësim nga unë i pari. Kampionati është i gjatë dhe në fund do të kemi një Final Four, do të fokusohemi të japim 100%.”

Nga ana tjetër, Erzeni mori 3 pikë të arta në kryeqytet. Pas ndeshjes trajneri Alfred Deliallisi foli për MCN TV:

“Fitore shumë e rëndësishme edhe nga kundërshtari që kemi përballë. Lojtarët bënë atë që u kërkova, por është nëj ndeshje që Tirana të motivon vetë vetëm nga emri Tiranë. I falenderoj lojtarët për sakrificën sepse dhanë gjithçka nga vetja. Fitorja është e tyre.

Menaxhimi i 4 qendërmbrojtësve? Ekipi fitues qëndron në fushë, nuk kam pse të bëj ndryshime. Lojtarët kanë kualitete të njëjta, janë shumë të fortë për 2 vende. Konkurenca është e fortë dhe kjo vetëm i zhvillon lojtarët. Kush ta meritojë do të luajë. Të 4-të mund të ndihmojnë skuadrën.

I surprizuar nga loja? Gjatë këtyre ditëve jemi munduar të punojmë nga ana taktike duke parë edhe kundërshtarin që luan në zonën 16-she. Doja të ruaja gjerësinë duke mos i lënë territor Tiranës. I thashë Mihanës që të mos lëjë mbrojtësat e Tiranës të luajnë topin. Ishte lojë perfekte. Në momentin që të kishim topin në këmbë u kërkova lojtarëve që të mos ndihen inferior port ë kenë personalitet. Tirana të motivon vetë, është reklamë dhe ekipi më i trofeshëm në kampionat.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img