Wednesday, April 24, 2024

Erzeni i ndal vrullin Laçit, ndajnë pikët në Kurbin

Lexo

Ështe mbyllur në barazim sfida Laçi dhe Erzeni, e vlefshme për javën e 32-të e “Abissnet Superiores”. Skuadrat kanë ndarë nga një pikë dhe janë ndarë në paqe.

Sfida u zhbllokua në minutën e 28, me një supergol të Bibos. Gjuajtja e tij nga distanca nuk i dha asnjë mundësi portierit për të reaguar, duke shënuar kështu golin e sezonit në Superiore.

Në pjesën e dytë, skuadra nga Shijaku provoi të reagonte dhe ia doli të bënte diçka të tillë. Patric Nonato vendosi ekuilibrat në minutën e 60-të pas grushtimit të një gjuajtjeje të fuqishme nga Mehmeti, goli i 11-të i këtij sezoni.

Kështe Erzeni i ndal hovin Laçit, që po përjeton një moment mjaft të mirë nën drejtimin e Stavri Nicës. Laçi renditet në vendin e katërt me 44 pikë, ndërsa Erzeni është në vendin e shtatë me 39 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img