Thursday, April 25, 2024

(Intervista) Zv. trajnerët Hima dhe Deliallisi flasin pas ndeshjes Laçi 1-1 Erzeni

Lexo

Laçi dhe Erzeni kanë ndarë pikët në Kurbin, duke e mbyllur sfidën me rezultatin 1-1. Pas ndeshjes, zv.trajneri Klevis Hima foli për Oversport:

“Duhet të jemi sa më të qetë dhe të keërojmë 3 pikësh për të qenë afër vendit të tretë ose të ruajmë vendin e katërt por ne duhet të luftojmë deri në fundpër vendin e tretë. Nuk besoj që ekipi e mendoi të fituar ndeshjen, ishte një rast i Erzenit që u bë gold he më pas ne tentuam të fitojmë por Erzeni vetëm mbrohej. Në pjesën e parë ishim superior në cdo aspekt dhe besoj që nuk ishte kjo gabimi por thjeshtë goli që pësuam në një rast ku duhet të ishim më të vëmendshëm. Por fati i tyre që topi u përplas në shtylle e u kthye në lojë.

Bibo? Na bën të gëzohemi që po shënon, është një djalë i ri që ka dëshirë dhe punon shumë. Uroj të shënojë sa më shumë gola e të punojë me kokën ulur dhe shpresoj të vazhdoj me gola qe të ndihmojë veten por edhe ekipin.

Europa? Deri në ndeshjen e fundit do të luajmë, nuk ka asnjë mendim tjetër përveç Europës.

Asnjë fitore këtë sezon me Kukësin? Shpresoj që në momentin më delikat të kampionatit ta mbyllim me fitore, s’ka lidhje me Kukësin apo dikë tjetër, ne shohim ndeshjen e rradhës.”

Zëvendës-trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi është shprehur për pas barazimit 1-1 me Laçin:

“Kishim ardhur për rezultat pozitiv. Edhe barazimi është një rezultat pozitiv. Pësuam një supergol, ishte një gol spektakolar. Është merita e lojtarit. E kam thënë edhe më parë, ne luftën e kemi me veten, me dëmtimet.

Kemi rritje shumë të mirë që nga ndeshja me Partizanin. Ky grup është i jashtëzakonshëm. Ky grup ka bërë krenar një qytet të tërë dhe do vazhdojë me sakrificat. Më besoni që ky ekip ka cilësi të jashtëzakonshme. Do të shkojmë atje ku e kemi vendosur objektivin, te mbijetesa. Kjo gjë është e sigurt” – tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img