Friday, April 26, 2024

Euro 2020-Dita e 13-të/Gjermania barazon 2-2 me Hungarinë dhe kalon mes drithërimave në 1/8

Lexo

Edhe pse konsiderohej favorite, Gjermania vuajti shumë në përballjen me Hungarinë. Gjithësesi, barazimi 2 me 2 i jep bileten skuadrës gjermane të shkojë në raundin tjetër të 1/8-tave, ndërkohë që hungarezët që ishin aq shumë pranë kualifikimit, mbesin jashtë. Në Mynih, mundësia e parë vjen pas tre minutash, me Hummels për Kimmich. Diagonalja e të cilit u refuzua nga Gulacsi. Në 11 ’, Hungaria kaloi në epërsi në mënyrë dramatike Szalai, që goditi në mënyrë të përsosur pas krosimit të Sallait. Gjermanët ndiejnë goditjen dhe luftojnë për t’u përgjigjur, por në 21′ ata gjejnë rastin më të mirë në pjesën e parë: traversa e goditur nga Hummels dhe, në të njëjtin veprim, goditja e Ginter bllokuar nga Gulacsi, që ruan avantazhin hungarez në 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë, portieri i Leipzig ishte në lartësinë e duhur në bllokimin e Havertz nga distanca, me Gjermaninë që nuk arriti të thyente formacionin e Rossi. Löë bën lëvizje, fut Goretzka dhe Müller në vend të Gundogan dhe Gnabry. Në minutën e 62-të, Sallai u shfaq rrezikshëm me një goditje të lirë. Katër minuta më vonë, barazimi mbërrin, me Havertz që gjen rrugën e rrjetës pas daljes së gabuar të Gulacsi.

Makthi i eliminimit duket se do të zhduket, por në rastin e parë Hungaria rimerr epërsinë: Schafer zhytet me kokë, duke nënshkruar 2-1 për ekipin e Rossi-t. Gjermania shkon afër 2-2 në minutën e 81-të me Kroos, i cili shkëmben me Gosens, duke prekur shtyllën. Tre minuta më vonë, vjen goli që i jep Gjermanisë fazën e 16-të: Goretzka me një të djathtë të fuqishëm mposht Gulacsi. Goli padyshim që i pret këmbët Hungarisë, e cila nuk arrin të rifillojë dhe në të vërtetë rrezikon 3-2, me Sané që gabon në një kundërsulm. Përfundon 2-2, saktësisht si në Portugali-Francë: Gjermania mbyll kështu grupin F në vendin e dytë dhe pronoton sfidën kundër Anglisë në raundin e 16-të.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img