Thursday, March 28, 2024

Not-Turneu Ndërkombëtar i Durrësit. Vllaznia me trajnerin Kol Shiroka mes më të mirave, 20 medalje(5 ari, 9 argjendi, 6 bronzi)

Lexo

Notarët shkodranë vazhdojnë të regjistrojnë rezultate pozitive në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Një gjë të tillë e kanë bërë edhe në garat e Turneut Ndërkombëtar të Notit, zhvilluar në qytetin e Durrësit.

Mes 24 ekipeve pjesëmarrëse, Vllaznia e drejtuar nga trajneri i pasionuar, Kol Shiroka, ka marrë pjesë në konkurim me 14 sportistë. Shtatë prej tyre bënë spikatjen më të madhe duke arritur të fitojnë plotë 20 medalje, ndër to 5 Ari, 9 Argjendi dhe 6 Bronzi. Figurën më të mirë sportive e kanë bërë Ajdin Loshi dhe Arbër Hysa me fitimin e katër medaljeve të arta individuale, i pari në garën 50 dhe 100 metra stil i lirë, kategoria E dhe i dyti në 50 dhe 100 metra stil flutur kategoria F, si dhe Kostandin Llazari duke fituar medaljen e artë në 100 metra stil i lirë, kategoria D.

Ishin po këto sportistë që në përfundim të Turneut u renditën në të vendet e para të aktivitetit me notarin Ajdin Loshi që u shpall Sportisti më i mirë mashkull në kategorinë E (839 pikë), Arber Hysaj  zuri vendin e dytë si Sportisti më i mirë mashkull në kategorinë F (567 pikë) dhe Kostandin Llazari zuri vendin e tretë si Sportisti më i mirë mashkull në kategorinë D (1138 pikë)

Rezultatet teknike të notarëve shkodranë

Viktor Bazhdari(Kategoria C)

100 m bretkosë- vend i tretë

200 m bretkosë -vend i dytë

Kostandin Llazari(Kategoria D)

100 m stil i lirë-vend i parë

200 m stil i lirëe-vend i dytë

50 m stil i lirë-vend i dytë

50 m flutur-vend i dytë

Drini Ujkashej (Kategoria C)

50 m stil i lirë – vend i tretë

Ajdin Loshi (Kategoria E)

50 m stil i lirë- vend i parë

100 m stil i lirë-vend i parë

50 m shpinë-vend i dytë

100 m shpinë-vend i dytë

Samuel Bazhdari( Kategoria E)

50 m shpinë -vend i tretë

100 m shpinë-vend i tretë

Arber Hysaj ( Kategoria F)

50 m flutur-vend i parë

50 m shpinë-vend i parë

50 m stil i lirë-vend i dytë

50 m bretkosë-vend i tretë

Briseida Llazari(Kategoria E)

50 m stil i lirë-vend i dytë

100m stil i lire-vend i dyte

50 m flutur-vend i tretë

Tre më të mirët e aktivitetit

Ajdin Loshi u shpall-Sportisti më i mirë mashkull në kategorinë E (839 pikë)

Arber Hysaj zuri vendin e dytë si sportisti më i mirë mashkull në kategorinë F (567 pikë)

Kostandin Llazari zuri vendin e tretë si sportisti më i mirë mashkull në kategorinë D (1138 pikë)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img