Saturday, May 4, 2024

Euro 2020-Dita e katërt/Skocia mundet në shtëpi nga Çekia 0 me 2, spikat dopieta e Patrik Shik

Lexo

Ndonëse konsiderohej favorite, edhe për faktin se sfida e pasdites së sotme Skoci-Çeki luhej në shtëpi, përfundimi i 90-të minutave në stadiumin Hampden Park në Glasgoë ka fiksuar një fitore të pastër 0 me 2 të Republikes Çeke.  Ka qënë një shou i Patrik Schick në debutimin e Euro 2020 të Republikës Çeke, që sfidoi Skocinë 0-2 në Glasgoë, duke arritur Anglinë me 3 pikë në Grupin C. Një gol për çdo pjesë loje për ish-sulmuesin e Romës, në lartësinë e duhur në 42 ‘, që fluturon në zonë në një krosim nga Coufal dhe i pabesueshme në 52’ duke befasuar portierin skocez Marshall me një të majtë nga mesfusha. Për Skocinë, traversë e Hendry dhe dy raste për Dykes.

Nëse kjo do të jetë koha e duhur për Patrik Schick, vetëm fusha dhe koha do ta tregojnë, është e sigurt që fillimi i Euro 2020 për ish sulmuesin e Sampdoria dhe Romës ka rikthyer atë talent të kohëve të arta, që i kishte magjepsur të gjithë. Republika Çeke me formën e qendërsulmuesit të saj, përfshirë magjinë e mesfushës, shkatërroi kthimin e Skocisë në skenat e mëdha ndërkombëtare 23 vjet pas herës së fundit, duke fituar 2-0 në Glasgoë dhe duke treguar cilësi të mira teknike.

Këto e bënë ndryshimin me muskulitetin skocez me Robertson dhe shokët e tij këmbëngulës, të fortë, por jo shumë efektiv dhe me fat përpara portës. Ndryshimi në Hampden Park u bë nga dy ekstremet e ekipit të Silhavy, qendërsulmuesi me dy golat e tij dhe portieri Vaclik me ndërhyrjet në pjesën e dytë. Sfida ishte në të vërtetë shumë më e ekuilibruar sesa deklaron rezultati përfundimtar, me ekipin vendas të gatshëm, por edhe me një limit të aftësive të tyre sulmuese dhe një performancë të pamjaftueshme në mes të fushës, ku pësuan shkallën më të lartë teknike të Republikës Çeke.

Në 42 ‘goli që zhbllokoi ndeshjen me Schick të aftë në fluturimin në zone, duke devijuar krosimin perfekt të Coufal, ndërsa në fillim të pjesës së dytë sulmuesi shpiku dyfishimin me një të majtë të përsosur nga mesfusha që befasoi Marshall. Reagimi i Skocisë erdhi në kohë, por pa arritur finalizimin e duhur, duke e komplikuan shumë rrugën e Robertson dhe shokëve të tij në Kampionatin Europian.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img