Euro 2020/Pas pak ora 21.00, Itali-Spanjë, ja si mund të vendosen skuadrat në fushë

* Italia e ka mundur Spanjën vetëm dy herë në 14 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet. Bilanci është 7 fitore, 5 barazime. Dy fitoret e fundit të Italisë janë 2-1 në vitin 2011 në miqësore dhe në Europianin e vitit 2016 me golat e Kielinit dhe Pelesë.

* Itali-Spanjë është dueli më i përsëritur në historinë e kompeticioneve të rëndësishme Europian/Botëror. Deri tani janë përballur 9 herë, me 4 ndeshje të fituara nga Italia dhe vetëm 1 nga Spanja (4 barazime). Kjo sfidë është shndërruar si një klasike.

* Kjo është hera e shtatë në Europian mes Spanjës dhe Italisë dhe e katërta radhazi. Në tri përballjet e mëparshme, Spanja e ka mundur 2 herë, në vitin 2008 dhe në vitin 2012 në finalen e Europianit. “Axurrët” janë hakmarrë në vitin 2016.

* Skuadra e Italisë ka eksperiencë të jashtëzakonshme në turnetë madhorë dhe kjo është hera e 12-të që do të luajë në një gjysmëfinale. Vetëm Gjermania me 20 gjysmëfinale e parakalon. Italianët ia kanë dalë të shkojnë në finale 9 herë nga 11 të luajturat deri tani, përfshirë edhe 4 të fundit.

* Italianët kanë fituar 5 ndeshje në këtë “Euro 2020”, ekipi i vetëm nga katër të kualifikuarit që ka pasur këtë ecuri. Vetëm në vitin 1990 kanë arritur të fitojnë 6 ndeshje radhazi, ndërsa skuadra e parë që i ka fituar 6 radhazi në një turne madhor është Holanda në vitin 2010, por në finale u mund nga Spanja.

* Spanja ka arritur në gjysmëfinalet e Europianit 3 herë nga 4 edicionet e mundshme (në vitin 2016 nuk ia doli). “Furia e Kuqe” është shpallur kampione 2 herë, në vitin 2008 dhe në vitin 2012.

* Italia dhe Spanja kanë luajtur me njëra-tjetrën në vitin 2016 dhe këtë sfidë e fitoi Italia me rezultatin 2-0. Bëhej fjalë për fazën e 1/8- ave të këtij kompeticioni dhe shënuan Pele me Kielinin. Nga ajo ndeshje kanë “mbijetuar” Bonuçi, Florenci, Insinje, De Gea, Alba, Buskets dhe Alvaro Morata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu