Tuesday, May 7, 2024

Euro 2020-UEFA përzgjedh formacionin më të mirë të fazës së grupeve, mes tyre edhe shqiptari Xherdan Shaqiri

Lexo

Uefa ka përzgjedhur formacionin  më të mirë të Euro 2020 për fazën e grupeve, mes të cilëve spikat edhe emri i shqiptarit të Kosovës, Xherdan Shaqiri, i cili luan për kombëtaren zviceriane.

Emrat e përfshirë në këtë 11-mbëdhjetësh janë të gjithë të njohur dhe potent në ekipet ku ato luajnë, por për hirë të së vertetes, ka pasur edhe reagime nga qarqe të ndryshme sportive dhe mediatike, sidomos me mungesën e futbollistëve të kombëtares italiane, e cila edhe pse ishte e para që u kualifikuar në grupe me pikë të plota,  vetëm Gianluigi Donnarumma gjendet në këtë listë. Ndërkohë, Cristiano Ronaldo është lojtari i vetëm nga Serie A i fundit i përzgjedhur së bashku me  Schick i Republikës Çeke dhe Shaqiri i Zvicrës që i bashkohen kësaj liste.

Lojtarët me rezultat të lartë midis mbrojtësve përfshijnë Dumfries për Hollandën, Laporte për Spanjën dhe Meunier  për Belgjikën. Mesfusha ideale sheh të rreshtuar Yarmolenko (Ukrainë), Ëijnaldum (Holland), Shaquiri (Zvicër) dhe Forsberg (Suedi). Në sulm, Schick (Republika Çeke), ylli i Portugalisë, Ronaldo dhe Depay (Holandë).

Portier

Gianluigi Donnarumma (Itali) – 18 pikë

Mbrojtësit

Denzel Dumfries (Holandë) – 22 pikë

Aymeric Laporte (Spanjë) – 20 pikë

Thomas Meunier (Belgjikë) – 18 pikë

Mesfushorët

Andriy Yarmolenko (Ukrainë) – 20 pikë

Georginio Wijnaldum (Hollandë) – 23 pikë

Xherdan Shaqiri (Zvicër) – 21 pikë

Emil Forsberg (Suedi) – 23 pikë

Sulmuesit

Patrik Schick (Republika Çeke) – 21 pikë

Cristiano Ronaldo (Portugali) – 29 pikë

Memphis Depay (Holandë) – 20 pikë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img