Sunday, May 19, 2024

Euro 2020, RTSH prezanton fazën finale-15 ndeshje deri në 11 korrik, të gjitha drejtëpërdejtë në ekranin publik shqiptar

Lexo

Europiani me gazin në maksimum. 15 ndeshjet e fazës finale të europianit të 16-të do të transmetohen të gjitha në ekranin publik në formatin High Definition. Rrugëtimi maratonë i pjesës së dytë të Euro 2020 starton të Shtunën në orën 18:00 me duelin e parë Danimarkë – Uells dhe përfundon në datën 11 Korrik në Ëembley me finalen e madhe në vitin e 60-të të turneut që po magjeps gjithë planetin.

Në lojë kanë mbetur vetëm 16 skuadra, të gjitha në garë për trofeun madhështor, ndërs RTSH ka siguruar biletën e 1/8-ave me një formacion të plotë. Ekrani publik e ka të gjithë grupin në dizposicion për t’i shkuar deri në fund këtij europiani që në ditën e parë të fazës së eleminimit direkt, do të prezantojë dy sfida.

Pas Danimarkë – Uells, Italia do të sfidojë Austrinë për të vijuar serinë e fitoreve dhe për të thelluar rekordin aktual ku prej 10 ndeshesh nuk pëson gol. Ashtu si dueli i pasdites, kjo sfidë do të transmetohet në RTSH 1 HD dhe RTSH Sport, ndërsa maratona e kësaj faze do të vazhdojë deri në datën 29.

Pas 1/8-ave, dy ditë pushim për të rikuperuar energjitë dhe më pas faza çerekfinale prezantohet me 4 përballje që do të ndahen në dy ditë në oraret 18:00 dhe 21:00 për të vijuar më pas me gjysmëfinalet dhe finalen e Londrës. Çdo sfidë ka një histori, skenar dhe fitues apo humbës të ndryshëm, ndërsa misioni i RTSH është 1, argëtimi dhe përmbushja e detyrimeve ndaj çdo shqiptari që beson te ekrani publik.

Ndeshjet e fazës 1/8

1: Uells vs Danimarkë (18:00, e shtunë 26 Qershor, Amsterdam)

2: Itali vs Austri (21:00, e shtunë 26 Qershor, Londër)

3: Hollandë vs Republika Çeke (18:00, e dielë 27 Qershor, Budapest)

4: Belgjikë vs Portugalië (21:00, e dielë 27 Qershor, Sevilje)

5: Kroaci vs Spanjë (18:00, e hënë 28 qershor, Kopenhagen)

6: Francë vs Zvicër (21:00, e hënë 28 qershor, Bukuresht)

7: Anglia vs Gjermania (18:00, e martë 29 qershor, Londër)

8: Suedi vs Ukrainë (21:00, e martë 29 qershor, Glasgoë)

Çerekfinalet

1: Francë / Zvicër vs Kroaci / Spanjë (18:00, e 2 premte 2 Korrik, Shën Petersburg)

2: Belgjikë / Portugali vs Itali / Austri (21:00, e premte 2 Korrik, Mynih)

3: Hollandë / Republikë Çeke vs Uells / Danimarkë (18:00, e shtunë 3 Korrik, Baku)

4: Suedi / Ukrainë vs Angli / Gjermani (21:00, e shtunë 3 Korrik, Romë)

Gjysmëfinale

Fituesi 2 vs Fituesi 1 (21:00, e martë 6 Korrik, Londër)

Fituesi 4 vs Fituesi 3 (21:00, e mërkurë 7 Korrik, Londër)

Finalja

21:00, 11 Korrik, Londër

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img