Thursday, May 2, 2024

Euro 2020/ Zvicërr “heroike”, e pafat në penalltitë, Spanja kalon në gjysmëfinale

Lexo

E fillon ndeshjen në disavantazh që në start të takimit kur në minutën e 8-të pëson gol me gjuajtjen e Jordi Alba dhe që devijovet nga Zakaria, gjen forca dhe barazon me golin e shqiptarit të Kosovës, Xherdan Shaqiri,në të 68-tën minuta. Nëntë minuta më pas, gjyqtari ndëshkon me karton të kuq Freuler duke i detyruar zvicërjanët të luajnë me një futbollist më pak në fushën e lojës mbi 50-të minuta të tjera së bashku me shtesën  2×15 minuta. Është dy herë në avantazh tek gjuajtja e penalltive, por është e pafat pas gjuajtjeve të treta duke gabuar. Përfitojnë spanjollët  që janë më të saktë në gjuajtjen e katërt duke shkuar në gjysëmfinale. Zvicra “heroike” meriton respekt të veçantë pasi arriti t’i përballojë me sukses për shumë  e shumë minuta presionit spanjoll, por në fund u dorëzua me gabimet e veta në gjuajtjet e penalltive.

Duke u futur në emocionet e takimit duhet thënë se Luis Enrique konfirmoi tredhëmbëshin e sulmit Torres-Morata-Sarabia ndsërsa Petkovic prezantoi një formacion shumë të ngjashëm me atë kundër Francës ku Zakaria u aktivizua që nga minuta e parë në vend të Xhakës. Ishte pikërisht mesfushori zviceran që zhbllokoi ndeshjen në bashkëpunim me Jordi Alban që përfitoi nga devijimi i zviceranit.

Menjëherë në avantazh iberikët por më shumë se ky gol, “furitë e kuqe” krijuan përshtypjen se nuk do të bënin të njëjtat gabime të Francës. Minuta të fjetura në vazhdim ku Shaqiri dhe Embolo shtuan muskuj në fazën sulmuese të skuadrës së Petkovic ndërsa Seferovic nuk ishte ai i versionit anti-Francë. Skuadër më akademike Spanja që nuk preferoi të shtonte ritmin por e ndërtoi strategjinë në sulmet menduara mirë me një pikë referimi në majën e repartit ofensiv, Alvaro Moratën që luftoi me hijet e ditëve të para të këtij europiani ku mallkimi Ii golit e ka përndjekur jo pak.

Në krahun tjetër, të qetë dhe të ftohtë por të përpiktë si një orë, zviceranët zhvlerësuan mbajtjen e topit të spanjollëve që në fraksione të veçanta arriti kuotën 70 %. Ndryshoi Luis Emrique sulmin me aktivizimin e Olmos në vend të Sarabias por nuk ndryshoi sjellje Spanja që dha shenjat e para alarmuese në krahun e majtë ku Zuber mori pronësinë e korsisë. Shaqiri në tentativë për të kapur në befasi Unai Simon ndërsa Zakaria nuk e ndryshuan rezultatin por ishte thjesht çështje kohe pasi këmbanat po binin prej minutash dhe sulmuesi me origjinë shqiptare përfitoi nga një pasim i Freuler që lindi nga këmbët e spanjollëve të hutuar.

Gol që e kurorëzon mbret të zviceranëve në europianë me 4 gola sulmuesin por nuk kishte kohë për festë pasi një ndërhyrje horror e Freuler riktheu dhimbjen e kokës për Petkovic. Spanja nuk arriti të bënte shumë në kohën e mbetur por në shtesën e parë, Sommer veshi dorezat e heroit duke mbajtur në lojë të tijtë në të paktën 3 raste të pastra.

E mallkuar porta zvicerane për spanjollët që kërkuan të evitonin me çdo kusht kohën shtesë. Nuk arritën të zhbllokonin as në shtesën e dytë. Disa tentativa, gola të sigurt të gabuar dhe Sommer i pakalueshëm por ndeshja shkoi në lotarinë e 11 metërshave ku 3 gabime të njëpasnjëshme të skuadrës së Petkovic bënë që të harroheshin gabimet e Busquets dhe Rodrit.  Nuk kishte më vend për mrekulli, Oriazabal kualifikoi Spanjën në gjysmëfinale, ndërsa Zvicra largohet nga Europiani me shije te hidhur por me kokën lart.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img