Wednesday, May 1, 2024

Europiani i Boksit mbyllet pa asnjë medalje për boksierët kuqezi. Shkodranët, Drini dhe Selaj boksojnë me nivel, por nuk ia dalin

Lexo

Katër shkodranë, dy boksierë dhe dy trajnerë, përfaqësuan Shqipërinë në Kampionatin Europian të Boksit për kategorinë e 22 vjeçarëve i zhvilluar në Porec të Kroacisë. Senad Drini i peshës 71 kg dhe Elsedita Selaj e peshës 75 kg shoqëroheshin nga dyshja e trajnerëve të boksit shkodran, Zef Gjoni dhe Jetmir Kuqi. Që të dy boksierët, në objektivat e tyre kishin fitimin e një medalje në këtë Europiani, por asnjëri prej tyre nuk arrititë futet në zonën e medaljeve.

Për Senad Drinin, djalin e ish boksierit kampion të Vllaznisë, Artur Drini që sot bokson në Gjermani, shanset ishin më të mëdha, pasi për arsye të dëmtimit të kundërshtarit të tij të turit eleminator ai u kualifikua direkt në tetë më të mirët e Europianit.

Ndeshja e Senad Drinit, e vlefshme për kategorinë e peshës deri në 71 kg është zhvilluar duke pasur përballë një nga boksierët më të mirë të Ukrainës, por edhe kampion bote në këtë kategori peshe. Për t’u vlerësuar është se boksieri shkodran i kombëtares shqiptare arriti të boksonte si i barabartë me kundërshtarn në tre raundet. Madje, në disa momente Drini mori duartrokitje të shumta nga publiku i Kroacisë për disa goditje profesionale që përcolli në ring. Ndonëse fitorja i takoi boksierit ukrainas, një pjesëmarrje e tillë për boksierin shkodran ishte një përvojë shumë pozitive, çka garangon për një ecuri edhe më të suksesshme në vazhdimësi.

Me humbje e mbylli ndeshjen e saj edhe boksierja tjetër nga Shkodra, Elsedita Selaj, e cila konkuroi në kategorinë e femrave për peshën 75 kg. Sfiduesja e boksieres shkodrane, ishte kampionia e Polonisë, Barbara Marcinkowska. Falë përvojës së fituar vitet e fundit, ku nën drejtimin e trajnerit të saj, Jetmir Kuqi fitoi edhe medalje Europiane dhe Botërore, Selaj u prezantua me shumë dinjitet në ringun e Kroacisë. Me një mbrojtje të kujdesshme për të mos marrë goditje të pastra që vlerësohen me pikë, por hera herës edhe me sulme agressive ndaj kundërshtares, boksierja shkodrane tregoi se është e denjë për të konkuruar për më tej në turin gjysëmfinal ku edhe do të kurorëzohej me medalje. Por, gjyqtaria, në vendimin e saj i dha fitoren boksieres polake, duke e ndërprerë në mes objektivin e saj për një medalje në këtë Europian.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img