Tuesday, May 7, 2024

(Intervista) Ish futbollisti dhe ish trajneri i Vllaznisë, Luan Zmijani, sot trajner te Akademia Vllaznia, ka besim se kuqeblutë do t’ia dalin për një vend në Europë

Lexo

Zmijani, Vllaznia po kalon një situatë aspak të mirë, si po e përjetoni ju si një ish futbollist kampion me kuqeblutë, por ndërkohë që më herët keni qënë edhe trajner i skuadrës së parë?

Është e vertetë kjo që ju po thoni. Është një situatë jo fort e këndshme në kampin e kuqebluve. Sidomos, këtë e bën edhe më reale humbja me Egnatian. Një humbje kjo jo e pritur por në futboll ndodh që mere edhe humbje. Besoj që skuadra ka me arritë me nxjerrë konkluzionet se pse erdhi humbja nëpërmjet analizave që mund të bëjnë stafi teknik, dhe them se kanë me arritë aty ku duhet me dalë dhe me arritë objektivat, tashmë sekondare dhe jo primare, për të kapë Europën.

Profesor, nag specialistët e futbollit dhe kolegët tuaj, janë komentuar gjatë defektet që Vllaznia paraqiti në këtë ndeshje. Për ju, si një njohës i mirë i futbollit, por edhe ish trajner i kësaj skuadre më herët, ku ishin problemet që shfaqi skuadra në humbjen e Rrogozhinës?

Unë nuk mund të futem të bëj një analizë të mirëfilltë, sepse është vetë stafi që merret me atë punë, por me atë çfar kam parë unë, në radhë të parë janë 5 mungesa, dhe të luash me gjysëm skuadre është diçka e vështirë. Por, edhe tjetra, mendoj që disa lojtarë nuk kanë qënë në pozicionet e tyre ku mund të japin maksimumin dhe 100 përqindëshin e tyre. Kjo është ajo që them unë për mendimin tim që ndikoi më tepër.

Lidhur me ndërrimin e drejtimit të skuadrës, largimin e Brdariç dhe ardhjen në krye të Elvis Plorit me ndihmësin e tij, Auron Miloti, si e shikon Luan Zmijani?

Nuk është ndonjë ndrrim i madh, sepse aty ka qënë Plori tash një vitë e gjysëm e më shumë me Brdariӓin, dhe e njeh nga afër skuadrës, dhe unë vazhdoj me pasë besim që ka me ba një punë të mirë Plori. Por, duhet parë, sepse gara për t’u bërë shumë e fortë, shumë e egër dhe e vështirë për ne, sepse dikush don me kapë Europën, qoftë nëpërmjet Kupës dhe Kampionatit. Kështu që ka për të qënë e vështirë, por unë vazhdoj me pasë besim tek këto djem, tek ky grup futbollistësh që munden me e arritë këtë objektiv. Ma tepër, do t’ia lëmë kohës, sesi ka për të shkuar puna, por e vështirë ka për të qënë.

Me pozicionin që ka aktualisht në Kampionat, Vllaznia është jashtë zonës Europiane, ndërkohë që me 30 mars luan një betej të rëndësishme në gjysëmfinalen e Kupës me Partizanin.

Në radhë të parë, ndërprerja e kampionatit i jep Vllaznisë një mundësi më shumë që të rikuperojë të dëmtuarit për ntë qënë të gatshëm për ndeshjen e parë të Kupës me Partizanin, që është një ndër rrugët që mund të çojnë në Euroipë. Por, nga ana tjetër, nuk duhet me shfokusi dhe me dalë prej luftet për Kampionatin. Unë, mendoj se nuk është ndonjë distancë e madhe për t’u arritë Kukësi dhe për të marrë një biletë Euripane nga kampionati. Por, është një plus për ne që kemi mundësi të shohim në dy fronte, edhe tek Kampionati edhe tek Kupa. Partizani, me çfar shikohet, po ndjek themi në thojza, rezultatet tona. Kur humbim ne humb edhe ai, kur fitojnë ne, fiton edhe ai, pra është duke mbajtë një ekuilibësr. Për këtë nuk mundem me thënë më tepër dhe më gjatë, sepse është shumë e vështirtë, por ajo që them unë, është se ne kemi dy mundësi të mira për të kërkuar Europën në të dy frontet. Le ta shohim sesi ka me fol koha, në favor apo disfavorin tonë.

Kolegët tuaj, në opinionet e tyre shprehen se Vllaznia mund të kapë vendin e dytë në Kampioan t si dhe të fitojë edhe Kupën e Shqipërisë, por nëse gjërat nuk shkojnë mirë, mund të mbesë pa asnjërën prej tyre.

Këtu, të dyja anët e medaljes janë në futboll, ose ke për t’i kapë objektivat, ose jo. Tashti, tek pjesa e kampionati, me shumë gjatë edhe pak javë konfirmohet Tirana kampione. Ndërkohë, vendi i dytë që është Laçi është pak i vështirë sepse është i shkëputur. Luftën kanë për ta pasë më tepër me Kukësin, por edhe me një Partizan që për ne është e favorshme për ta kaluar në gjysëmfinale dhe me dalë në finalen e Kupës. Rruga është e gjatë, dhe kjo është pjesa më e ëvshtirë tash. Këtu, nëse arrijnë për tu bërë bashkë dhe për të dhënë maksimumin gjithësecili, duke fillaur që nga stafi dhe duke mbaru deri tek lojtari më fundit i skuadrës, mund të jetë gjithçka e arritur. Sepse, mund të kesh përformaca të mira dhe mund të marrë më të mirën në kampionat, mundet me u arritë edhe vendi I dytë. Pak e vështirë është, por jo e pa realizueshme. Ndërsa, tek Kupa, janë dy ndeshje që mundesh me shku në finale, dhe pse jo më pas për të kapë Europën nëpërmjet Kupës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img