Monday, May 20, 2024

Egnatias i iken fitorja nga duart. Tirana e barazon në shtesë me penallti. Rrogozhinasit të pakënaqur për gjykimin

Lexo

Tirana-Egnatia  1-1(Shënues: Abazaj(p) 97’/Ibrahimoglu 74’

Egnatia dhe Tirana, barazuan 1-1 mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Superiore.

Një sfidë e luftuar deri në momentet e fundit, teksa këtë e tregojnë edhe golat e shënuar.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta ishte me të vërtetë spektakolare.

Ibrahimoglu zhbllokoi sfidën në minutën e 74-t, duke i dhënë avantazhin Egnatias. Megjithatë Tirana nuk u dorëzua dhe ia doli të barazojë shifrat në minutën e 97-të, me Kristal Abazajn, që ktheu në gol një penallti të fituar nga ai vetë.

Një barazim që nxjerr të pakënaqur rrogozhinasit, të cilët pas ndeshjes kanë reaguar ashpër për gjykimin duke mos qënë aspak dakort me vendimin e akordimit të penalltisë në favor të Tiranës në limitin e krejt takimit.

Të dyja skuadrat, vazhdojnë kështu serinë e ndeshjeve pa fitore në kampionat, me Egnatian që mbetet në krye me 51, ndërsa Tirana në vendin e pestë me 36 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img