Saturday, May 18, 2024

Fantastik Broja, merr penalltinë e golit të fitores. Sauthempton-Uest Hem, 3-2

Lexo

Sulmuesi kuqezi fitoi penalltinë, që solli dhe golin e dytë për skuadrën e tij, u zëvendësua në minutën e 81-të nga Adams

Armando Broja edhe njëherë ka treguar se është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën e Sauthempton. Në sfidën e sotme, atë kundër Uest Hem në transfertë, të fituar me rezultatin 3-2, sulmuesi kuqezi la shenjën e tij duke fituar një 11-metërsh, të kthyer në gol më pas nga shoku i tij i skuadrës, Ëard-Proëse. Një paraqitje mbresëlënëse e Brojës në këtë ndeshje, duke qenë një rrezik konstant për kundërshtarin me shpërthimet e tij.

U desh shumë punë për lojtarët e Uest Hem për të neutralizuar shtatlartin shqiptar: mbulim i dyfishtë, por që la edhe pasoja, një penallti dhe tre kartona të verdhë, për Rice, Daëson(në momentin kur u akordua dhe penalltia) dhe Boëen. Ishte e vetmja mënyrë për të ndalur shpërthimet e tij. Broja u zëvendësua në minutën e 81-të nga Adams, ndërkohë që tifozët e Sauthempton nuk i kursyen duartrokitjet.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img