Thursday, November 28, 2024

FC.DSH2017, kampion i dyfishtë i Grupit A për U-17 dhe U-19 kategoria e parë. Krepi: Realizuam objektivat, synojmë kategorinë Superiore!

Lexo

Futboll Club Djelmnia Shkodrane 2017(FC.DSH2017) është një ndër klubet sportive të futbollit të moshave që punon me përkushtim dhe profesionalizëm në nxjerrjen e lojtarëve të perspektivës. Falë një stafi teknik me trajnerë të përzgjedhur dhe të udhëhequr nga drejtori sportiv, Kreshnik Krepi, ekipet e moshave të Futboll Club Djelmnia Shkodrane 2017(FC.DSH2017) kanë bërë një figurë jashtëzakonisht të mirë në konkurimin e Kampionateve Kombëtare të Kategorisë së Parë për moshat në këtë sezon futbollistik. Spikatja më e madhe e Futboll Club Djelmnia Shkodrane 2017(FC.DSH2017) është me ekipet e U-17 dhe U-19, ekipe të cilat dy javë përpara mbylljes së kampionatit u shpallën kampion në grupin A.

Duke folur për Veriu Sport, Drejtori Sportiv, Kreshnik Krepi, thotë se objektivat e Futboll Club Djelmnia Shkodrane 2017(FC.DSH2017) u realizuan, por tashmë synimet janë edhe më të larta. “Me të dy grupmoshat U17 & U19 dy javë para perfundimit të ndeshjeve në grupe siguruam titullin Kampion në Grupin A U17 & U19 Kategoria Parë. Objektiv i vënë që në fillim të sezonit pamvarsisht se ishim deputues në Kategorinë e Parë.  Rezultate bindëse, të cilat tani na japin mundësi sipas rregullores të marrim pjesë në Fazën Play-Of për objektivin final, daljen në Kategorinë Superiore. Do ishte një objektiv i realizuar në të mirë të të gjithëve që Shkodra jonë të prezantohet me 3 Akademi, në Kategorinë Superiore!”, shprehet për Veriu Sport, Drejtori Sportiv Futboll Club Djelmnia Shkodrane 2017(FC.DSH2017), Kreshnik Krepi.

Më poshtë, ju njohin me ndeshjet e fundit që ekipet respektive të Futboll Club Djelmnia Shkodrane 2017(FC.DSH2017) siguruan titullin kampion në grupmoshat e tyre, U-17 dhe U-19.

U-17 Kategoria e Parë   BURRELI – FC.DSH2017 1-3

Formacioni FC.DSH2017: A. Vitaj,  Kakini, Deda , Baçina, Nika, Buhaj, Preka , Doçi, Zhuri, Zhuja , L. Vitaj. Trajner : Arbër Shytani(U aktivizuan: Plangaj (55’)  Taramani (70’) )

Futboll Club Djelmnia Shkodrane 2017(FC.DSH2017) për kategorinë e moshës 17 vjeçare është kampione e Grupit A të Kategorisë së parë të futbollit të moshave. Skuadra e drejtuar nga trajneri Arbër Shytani e arriti këtë sukses dy javë përpara mbylljes së kampionatit pas fitores së realizuar një ditë më parë në Burrel me rezultatin 1 me 3.

Një ndeshje kjo e dominuar nga ana e ekipit Djelmnia Shkodrane, e cila e nisi me ritmin e duhur ndeshjen dhe si rezultat i kësaj vjen edhe zhbllokimi i rezultatit që në minutat e para. Autor i golit të avantazhit është Zhuja në minutën e tetë. Vendasit nuk pajtohen me disavantazhin duke e rritur ndjeshëm nivelin e lojës së tyre në kërkim të golit, gjë që ua vështirësoj jo pak punën për arritjen e fitores Djelmnisë Shkodrane, e cila edhe pse në një ndeshje të dominuar nga ana e tyre, fitorja erdhi vetem në momentet e fundit të ndeshjes.

Gjithësesi, ishte një fitore e rëndësishme, pasi bën të mundur arritjen e objektivit të parë për këtë sezon që ishte shpallja kampion në kategorinë e parë Grupi A edhe pse kan ngelur edhe dy javë për t’u luajtur, diferenca e pikëve me  kundërshtarët bën që të sigurohet titulli dy javë më përpara.

U-19 Kategoria e Parë    KORABI – FC.DSH2017  1-2

Formacioni-FC.DSH2017 U-19: Dreshaj, Ndrezaj, Hurmi, Trashani, Sermi, Curri, Mateo, Narkaj, Hysaj Haxhia, Shkambi. Trajnier Valdano Nimani(U aktivizuan: Hysenaj,Pjollaj, Drinazi)

19 vjeçarët e Djelmnisë Shkodrane 2017, vinin në këtë ndeshje pas dy barazimeve ku vetem fitorja ishte rezultati që i shpallte kampion të Grupit A U-19 Kategoria e Parë ! Takimi filloi me presing ultraofensiv të skuadrës së drejtuar nga trajneri Nimani duke arritur të shënojë shumë shpejt me anë të Shkambit në të 26-tën minutë. Në minutën e 42-të Djelmnia Shkodrane goditet, kur nga  një dëmtim i rëndë i portjerit Ndreshaj i cili pas një dalje të guximshme në protje të portës së tij, në rënje pëson një fraktur në klavikul. Një moment ky që u shoqërua me gadishmërinë e stafeve mjeksore dhe e të gjithë të pranishmëve duke bërë që portjeri të jetë në situatë të normalizuar dhe kontrolluar mjeksore. Për këtë, drejtuesit e Djelmnisë Shkodrane gjejnë rastin t’i falenderojnë të gjithë ato që kontribuan në normalizimin e portjerit të tyre.   Duke iu kthyer fushës së lojës,  duhet thënë se zëvendësimi i detyruar dhe situata që kaloi lojtari, ndikoi në një rënie të aspektit psikologjik të Djelmnisë, kryesisht në kontrollin e lojës, ku si rezultat dhe i meritës së kundërshtarit vendasit shënuan duke e barazuar rezultatin në fillimin e pjesës së dytë.

Megjithatë, zëvendësimet e realizuara dhe ndryshimi i modulit të lojës, bënë që në minutën e 88-të, Djelmnia Shkodrane gjen golin e fitores përmes me anë të Narkajt përmes një goditje dënimi të realizuar me mjeshtri. Fitore, kjo që e shpall FC.DSH2017 kampion të grupit A në Kategorinë e Parë !

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img