Thursday, May 2, 2024

Kombëtarja kuqezi U-19 mund Kosovën 3 -0, tre shkodranë në lojë

Lexo

Shqipëri-Kosovë 3:0

Formacioni i Shqipërisë U-19: Ëeiper (Simoni 46′ – (Kozi 82′)), Greca (Pengu 82′), Betezelis (Bytyqi 65′), Krasniqi, Zabeli (Spahija 46′), Nerguti, Frroku (Pjeshka 46′), Qefalija (Bibo 65′), Veliqi, Janaqi, Ahmetaj (Papa 46′). Trajner: Armando Cungu

Kombëtarja e Shqipërisë U-19 që drejtohet nga trajneri Armando Cungu zhvilloi takimin e dytë miqësor me homologen e saj nga Kosova. 90-të minutat e takimit të parë u mbyllën me fitoren minimale të kombëtares kosovare me rezultatin 1 me 0, ndërkohë që miqësorja e dytë e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” ka përfunduar në favor të kuqezinjve, me rezultatin 3-0.

Në përbërje të përfaqësues U-19 ishte edhe treshja shkodrane e Akademisë Vllaznia, Spahija, Pjeshka dhe Papaj, të cilët u akvizuan në pjesën e dytë, ndërkohë që shkodrani tjetër i grumbulluar tek U-19, Albi Shpuza në këtë ndeshje mungoi për arsye dëmtimi.

Përgjithësisht, ekipi ynë zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, me një pjesë të parë të dominuar totalisht nga tanët, ku kuqezinjtë shënuan dy gola. Djemtë e drejtuar nga tekniku Armando Cungu tregohen të rrezikshëm në disa raste që në minutat e para, teksa në minutën e 19-të, shtylla i mohoi golin Klevi Qefalisë, i cili godet mirë një top, që kalon ngjitur me shtyllën, por pa përfunduar në rrjetë. 7 minuta më vonë, gjyqtari akordon një penallti për kuqezinjtë tanë, pas një prekjeje me dorë nga ana e lojtarëve të Kosovës. Kapiteni Henri Nerguti merr përsipër të godasë, duke e dërguar topin saktë në rrjetë dhe duke i dhënë avantazhin ekipit tonë. 3 minuta para fundit të kohës së rregullt, Qefalija merr një top të bukur nga mesfusha, duke e shfrytëzuar më së miri këtë herë dhe duke shënuar golin e dytë për Shqipërinë.

Në pjesën e dytë të lojës, trajneri Cungu bën disa zëvendësime, duke freskuar skuadrën. Futbollisti i Akademisë Vllaznia, Flori Spahija është fatkeq, pasi në minutën e 57-të ndëshkohet me karton të verdhë, i dyti ky për të sepse të parin e kishte marrë pak minuta më parë dhe ndëshkohet me karton të kuq, duke e lënë skuadrën e Cungut me 10 lojtarë.

Megjithatë, edhe në këtë pjesë, kuqezinjtë tregohen dominantë, teksa në minutën e 77-të, Janaqi shënon golin e tretë për skuadrën, duke vulosur kështu rezultaiin final në 3-0. Kombëtarja U-19 ka zhvilluar disa seleksionime, grumbullime dhe ndeshje miqësore nga fillimi i këtij viti deri më tani nën drejtimin e Armando Cungut, që i kanë shërbyer si teste për të parë gjendjen e skuadrës dhe lojtarëve, pavarësisht se për shkak të pandemisë covid-19, ekipi nuk ka qenë gjithmonë i plotë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img