Thursday, May 2, 2024

Festë në Korçë, Skënderbeu sfidon Dinamo City. Fitorja e dytë e korçarëve dhe humbja e dytë e dinamovitëve

Lexo

Skënderbeu-Dinamo 1-0(Shënues: Behiratçe(ag) 48’)

Skenderbeu:Alia,Ramos,Prençi,Randi,Frasheri,Liço(Fleçer 86),Rabiu,Pecani(Vangjeli 76),Shaqe,Rashica(Lika 86),Nikaj(Juri 64) Tranjer:Ivan Gvozdenoviç

Dinamo:Rexhepi,Marku,Hoxha(Samake 46),Behiratçe(Loran 68),Prodani,Andoni,Krasniqi(Mija 68),Zabergja(Gjoni 79),Allmuça(L.Vila 58),Denison,Kaçorri Tranjer:Luixhi Di Biaxho

Arbitra:Enea Jorgji(Elbasan),Denis Rexha(Tirane),Ridiger Çokaj(Lezhe),Silvio Dyrmishi(Elbasan) Var:Florjan Lata(Durres) Avar:Dorjan Maletaj(Tropoje) Delegat:Alban Tafaj(Tirane) Vezhgues:Idriz Gashi(Durres)

Në Korçë ka festë. Skenderbeu ben detyren ne shtepi dhe mposht Dinamon duke siguruar 6 pike te plota ne dy ndeshje dhe padyshim qe do te gdhihet ne krye te Superliges. Serish pak kush e mendonte qe Skenderbeu do te mundte edhe Dinamon, por ja qe ka ndodhur dhe djemte juglindore ia kane dale te sigurojne nje tjeter fitore minimale,por me shume vlera.

Ne minuten e 4-te eshte Dinamo qe zbret rezikshem dhe atje Denison per pak sa nuk shenon kjo per shkak edhe te nje hutimi te mbrojtjes vendase por shpeton mire Skenderbeu.

Serish eshte Dinamo qe per pak sa nuk shenon nga nje goditje denimi. Gjuan Denison ne minuten e 14-te,por vetem traversa shpeton Skenderbeun nga pesimi i golit te pare. Ne minuten e 21-te Skenderbeu kujtohet te zbres rrezikshem ne zonen e Dinamos. Eshte Ardit Nikaj qe gjuan fuqishem nga jashte zone duke leshuar nje predhe dhe portieri Rexhepi ben nje grushtim spektakolar duke mos lejuar qe topi te përfundoje ne rrjete.

Allmuça rezikshem ne minuten e 26-te dhe serish shpeton porten Marko Alia,nje tjeter mundesi e mire per Dinamon. Ne minuten e 31-te eshte Skenderbeu qe per pak sa nuk shenon por shpeton Dinamo nga goli fale shtylles se majte pingule. Ardit Nikaj ne zone gjuan bukur dhe topi perplaset ne shtylle.

Dean Liço ne minutat e metejshme pati dy moment te mira,por te dy krosimet ne zone nuk jane shfrytezuar nga futbollistet e Skenderbeut. Ermir Rashica ne startin e pjeses se dyte pikerisht minuten e 49-te kalon bukur ne te djathte te sulmit,ne cepin e 16-te metershit kroson ne zone dhe Behiratçe qe ne tentative te largimit te topit e çon ne rrjeten e vet dhe 1-0 per Skenderbeun.

Nje pjese e dyte shume e mire per Skenderbeun qe ruan avantazhin ne menyren me te mire dhe ka edhe raste shenimi,por Rashica nuk arrin ta çoj ne rrjete. Perfundimisht 1-0 per Skenderbeun qe ne dy javet e para ka dy fitore dhe kryeson superligen me 6 pike te plota.

Fatos LAMAJ

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img