Thursday, May 2, 2024

Episodi në finalen e botërorit të femrave, ku Rubiales puthi në buzë futbollisten Hermoso-s, konsiderohet nga Infantino, si “një mallkim” për Spanjën

Lexo

Episodi që ndodhi mes Rubiales dhe Hermoso-s nuk është anashkaluar nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Ky i fundit konsideron si “një mallkim” kreun e Federatës Spanjolle të Futbollit. Sipas tij Rubiales është fajtor pasi me gjestin e tij bëri që të prishej festa e madhe e Spanjës për fitoren në Botëror.

“Festimet e një suksesi të madh për fat të keq u prishën për një gjest që ndodhi në ceremoninë e ndarjes të medaljeve. Ne si organ do të mbajmë qëndrim të ashpër përballë këtyre episodeve dhe ju them se pezullimi 90 ditorë do të jetë në fuqi deri ditën e fundit. FIFA përkrah futbollin e femrave”, shkroi Infantino në një mesazh të postuar në faqen e tij në Instagram.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img