Saturday, April 20, 2024

Finalja e UECL / Mbyllet trajnimi i UEFA&FSHF me Policinë e Shtetit, shpërndahen çertifikatat

Lexo

Është përmbyllur me sukses trajnimi me temë me temë “Police training – Safety & Security” që Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me UEFA-n organizoi ditë e fundit në Tiranë.

Në këtë aktivitet, që u zhvillua në kuadër të përgatitjeve që po bëhen për organizimin e finales së madhe dhe historike të UEFA Europa Conference League, që zhvillohet më 25 maj në Tiranë, morën pjesë drejtues të nivelit të lartë të UEFA-s, Policisë së Shtetit, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, që do të jenë të angazhuara në mbarëvajtjen e finales së UECL në Tiranë e që do të jenë të angazhuar në çështjet e sigurisë.

Ky trajnim është në vazhdën e disa trajnimeve të organizuara në javët e fundit, që kanë në fokus sigurinë në stadiume dhe përgatitjes së autoriteteve ligjzbatuese për aktivitete të këtyre përmasave.

Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi vëmendjen e UEFA-s dhe institucioneve të përfshira në këtë proces dhe organizimin e kësaj ngjarjeje madhore për Shqipërinë. Shulku theksoi se ky trajnim i radhës e forcon edhe më tej bashkëpunimin mes FSHF-së dhe institucioneve ligjzbatuese që merren me çështjet e sigurisë, jo vetëm për finalen e Conference League, por edhe aktivitete të tjera të rëndësishme të futbollit.

Në përfundim të trajnimit zyrtarët e UEFA-s dhe FSHF-së shpërndanë edhe certifikatat për pjesëmarrësit. Ky trajnim, që këtë herë kishte në fokus policinë, ishte në vijim edhe të dy trajnimeve të tjera të zhvilluara në muajt shkurt dhe mars. Ekspertët e UEFA-s zhvilluan trajnime të përbashkëta për sigurinë dhe shërbimin me pjesëmarrës nga disa institucione që kanë detyrime në këtë drejtim, duke ndarë me përfaqësuesit që morën pjesë eksperienca të rëndësishme të ngjarjeve të ndryshme që kanë ndodhur në stadiume në vende të ndryshme apo edhe në vendin tonë.

Federata Shqiptare e Futbollit po përgatitet me seriozitet maksimal për të mundësuar një ndeshje finale madhështore të UEFA Conference League, me parametra maksimalë sigurie dhe shërbimi, gjatë atmosferës festive që do të krijohet në datën 25 maj. Këto cikle trajnimi japin mundësinë e shkëmbimit të përvojave më të mira evropiane në fushën e menaxhimit të ngjarjeve masive të këtyre përmasave dhe garantojnë një finale festive dhe të sigurt për të gjithë sportdashësit, ekipet, stafet e tyre dhe gjithë qytetarët e Tiranës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img