Wednesday, May 8, 2024

Firmos edhe Marko Juriç, Vllaznia blindon prapavijën

Lexo

Mbërrin në Shkodër, dhe direkt në zyrat e Klubit të Futbollit Vllaznia, kroati Marko Juriç, aty ku në drejtuesit kanë gati procedurat e zyrtarizimit të firmës me kuqeblutë duke u prezantuar nga zv.trajneri Auron Miloti. Futbollisti që u paralajmërua më herët se do të bëhej pjesë e kuqebluve i përket repartit të prapavijës dhe konkretisht pozicionit të qëndrës së mbrojtjes. Një pozicion ky, që pas largimit të shqiptaro-malazezit, Mevlan Adili, por më herët, edhe i senegalezit, Fallao Diagne, ishte paksa problem për stafin teknik. Ndaj, me ardhjen e kroatit Juriç, tekniku Mirel Josa është më i qetë, pasi në një farë mënyre duhet thënë se prapavija kuqeblu është blinduar.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë që të njoftojë se nga sot pjesë e tij do të jetë edhe futbollisti Marko Juriç. Mbrojtësi 27 vjeçar që dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e ekipit Siroki Brijeg, tashmë është veshur kuqeblu. Mes klubit tonë dhe lojtarit që luan në qendër të mbrojtjes, është firmosur një kontratë njëvjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër. Welcome Marko Juriç!”, shkruan në njoftimin zyrtar, Klubi i Futbollit Vllaznia.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img