Sunday, November 24, 2024

Fiton dy trofetë e sezonit, Bashkia Shkodër akordon shpërblim për ekipin e volejbollit femra Vllaznia U-20

Lexo

Ekipi i volejbollit të femrave, Vllaznia U-20 fitoi dy trofetë kombëtarë, Kupën “Rinia” dhe titullin kampion në edicionin e sezonit të kaluar 2021-2022, ndërkohë që tashmë ka ardhur edhe shpërblimi nga ana e Bashkisë Shkodër për sukseset në fjalë.

Njoftimi është zyrtar nga ana e institucionit vendor duke e shoqëruar edhe me tabelën grafike ku cilësohet masa e shpërblimit për secilen volejbolliste, dhe së bashku me to edhe pjesëtarët e stafit teknik.

Pas këtij vendimi, është Shoqata e Volejbollit Vllaznia për femra që falenderon publikisht Bashkinë Shkodër, kryetarin e saj Bardh Spahia dhe Drejtorinë e Kulturës, Arsimit, Rinisë dhe Sportit.

“Shoqata e Shkodrës Vllaznia Volleyball falënderon Bashkinë Shkodër, z. Bardh Spahia, Drejtorinë e Kulturës, Arsimit, Rinisë dhe Sportit – Shkodër për shpërblimin në vlerë monetare për stafin dhe ekipin e U20 për rezultate të shkëlqyera në sezonin 2021-2022. Ky ekip arriti të fitojë Kupën Rinia dhe Kampionatin U20 për femra. Bashkë mund të bëjmë akoma më shumë për vajzat dhe qytetin e Shkodrës.”, thuhet në postimin falenderues që Shoqata e Volejbollit Vllaznia për femra, lidhur me shpërblimin e Bashkisë Shkodër për ekipin e volejbollit Vllaznia, U-20.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img