Saturday, July 27, 2024

Fiton 5 me 3 ndaj Atletiko Madrid, Reali i Madridit, kualifikohet në finalen e Superkupës

Lexo

Reali i Madridit ka arritur të sigurojë biletën për në finale e Superkupës së Spanjës pas suksesit 5-3 në gjysmëfinale përballë Atletikos së Madridit. Një derbi i çmendur në miniturneun që po zhvillohet në Arabinë Saudite, ku u desh koha shtesë për të përcaktuar fituesin pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 3-3.

Skuadra e Diego Simeones e nisi mjaft mirë sfidën duke kaluar në avantazh me anë të Hermoso që në minutën e 7-të, por ishte Rudiger që në minutën e 20-të u përgjigj duke vendosur barazpeshën, ndërsa Mendy përmbysi gjithçka duke kaluar ‘Blancos’ në avantazh në minutën e 29-të.

Megjithatë, pjesa e parë u mbyll në barazim 2-2 me firmën e Griezman në minutën e 37-të. Pjesa e dytë fillimisht solli autogolin e Rudiger 78’, ndërsa Carvajal 85’ e dërgoi ndeshjen në shtesë.

Autogoli i Savic riktheu edhe njëherë në avantazh të besuarit e Ançeloti, ndërsa Brahim Diaz në ekstremin e kohës arriti të firmosë rezultatin përfundimtarë 5-3. Reali shkon në finale ku do të përballet me fituesen e çiftit Barcelona-Osasuna.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img