Saturday, July 27, 2024

Fitorja e parë e teknikut Shehi në krye të Partizanit. Të kuqtë mundin në miqësore Universitatean Cluj 1-3

Lexo

FC UNIVERSITATEA CLUJ 1 – 3 FK PARTIZANI(Shënues: Cara (11m) 48′, Saliou 67′, Maguette 73’)

Partizani i ka dhuruar trajnerit të ri, Orges Shehin, fitoren e parë në stolin e kuq, pasi ka ngadhënjyer me përmbysje në miqësoren e dytë turke, duke mposhtur 3-1 Universitatean e Kluzhit. Të kuqtë erdhën në përballjen e së martës pasi kishin ndërruar kundërshtar, teksa fillimisht ishte deklaruar se kampionia në fuqi e Shqipërisë do të përballej me azerët e Njeftçit të Bakusë, por më pas u zyrtarizua miqësorja me rumunët. Takimi i zhvilluar në Antalja të Turqisë ka parë vendasit ta mbyllin pjesën e parë në epërsi minimale, pasi gabimi i portierit, i dhuron Popës mundësi të realizojë në minutën e 29-të.

Por pjesa e dytë ka sjellë përmbysjen e të kuqve, pasi 11-metërshi i saktë i Carës në minutat e para, është pasuar nga goli i dytë, i realizuar nga Sembene në minutën e 67-të, ndërsa fitorja e Partizanit me shifrat 3-1 u vulos 6 minuta më pas nga Maget. Të kuqtë marrin kështu fitoren e parë në këtë fazë stërvitore në Turqi, pasi pak ditë më parë ishin ndarë me një barazim 1-1 me holandezët e Volendamit.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img