Wednesday, December 11, 2024

Goditi arbitrin Halil Meler, ish presidenti i klubit turk Ankaragyqysë, Faruk Koxha, rrezikon deri në 13 vjet burg

Lexo

Ish-presidenti i klubit turk, Ankaragyçysë, Faruk Koxha, rrezikon dënim deri në 13 vjet burgim. Ai mund të marrë një dënim të rëndë, për shkak të sulmit fizik që kreu javë më parë ndaj gjyqtarit Halil Ymyt Meler. Dhe Koxha mund të dënohet deri në 13 vjet burgim, nëse akuzat ndaj tij vërtetohen. Ai ka dalë të martën para një gjykate turke dhe ka shprehur keqardhje për sulmin që e ka kryer ndaj gjyqtarit, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij do të vazhdojë.

Për shkak të sulmit, Faruk Koca ishte përjashtuar përjetësisht nga Federata e Futbollit e Turqisë. Bordi i federatës kishte vendosur që pronari i Ankaragyçysë të paguajë edhe gjobë prej 54 mijë dollarësh dhe që klubi pesë ndeshjet e ardhshme si vendas t’i luajë pa tifozë.

Koca, i cili ishte përfolur edhe si një kandidat i mundshëm për kryetar bashkie të Ankarasë, dha më pas dorëheqjen nga posti i tij. I gjithë sulmi erdhi pasi ai ishte i indinjuar me gjyqtarin Meler për përjashtimin e njërit prej lojtarëve të tij dhe më pas pësimin e një goli në minutat shtesë, që i mohoi skuadrës së tij fitoren.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img