Saturday, May 18, 2024

Fituan “Tornei Giovanili Sicilia”, kryebashkiaku Bardh Spahia, pret futbollistët e ekipit të Akademisë Vllaznia U17

Lexo

Suksesi i arritur në Itali ku ekipi i Akademisë së Futbollit Vllaznia U17 u shpall fitues i turneut “Tornei Giovanili Sicilia”, ka marrë vemendjen e kryetarit të Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia. Në një takim të organizuar në zyrën e tij, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i sporteve në Bashkinë Shkodër, Alban Hasani, kreu i Bashkisë Shkodër ka përgëzuar skuadrën dhe stafin teknik për suksesin e arritur.

“Janë një brez i talentuar dhe premtues për të ardhmen e futbollit shkodran. Djemtë e Vllaznia U-17 që po bëjnë një paraqitje dinjitoze në kampionat dhe Kupë, na nderuan edhe në aktivitetin ndërkombëtar që u zhvillua në Itali ku fituan turneun e të rinjve.

Pata kënaqësinë t’i uroj nga afër djemtë dhe stafin teknik për këtë sukses në “Tornei Giovanili Sicilia” ku morën pjesë 167 skuadra nga e gjithë Evropa dhe arritën të shpallën fitues. Të rinjtë dhe sportet në tërësi do të kenë gjithmonë mbështetjen time dhe të Bashkisë Shkodër, pasi sporti mbetet krenari e Shkodrës.”, shprehet pas takimit, kreu i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img