Flamurtari dhe Bylis dhurojnë spektakël duke e mbyllur në barazim, 3-3. Spikat shkodrani i Flamurtarit Erald Maksuti me dopitë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Emocione të mëdha dhe plot 6 gola ka dhuruar sfida, që hapi javën e dytë të kampionatit Abissnet Superiore. Por, spektakli nuk prodhon asnjë fitues në “Adush Muça”, pasi ndeshja Flamurtari-Bylis përfundon në barazim 3-3.

Vlonjatët kalojnë të parët në avantazh, falë një goli të shënuar Bourard, nga pika e bardhë e penalltisë. Erlad Maksuti shënon golin e dytë për Flamurtatin, por Bylisi reagon menjëherë, duke shkurtuar shifrat në aksionin pasardhës me Ualison.

Pjesa e dytë nis menjëherë me gol. Bylisi shënon golin e barazimit me Mouctar. Loja është e bukur dhe me ritëm. Flamurtari kalon sërish në avantazh me Maksutin, ndër më të mirët në fushën e lojës, që shënon golin e dytë personal.

Mallkastriotët kundërpërgjigjen me Ualison, që rikthen sërish ekuilibrin në fushë. Në minutat e mbetura, të dyja skuadrat mundohen të gjejnë golin e avantazhit, por pa arritur që të shënojnë.

Mbyllet në barazim 3-3 ndeshja. Flamurtari merr pikën e parë në kampionat, ndërsa Bylisi koleksionon barazimin e radhës, pas atij ndaj Tiranës në javën e parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img