Pas rënies një Kategori më poshtë të krutanëve, Emiliano Çela i ka dhënë fund aventurës së tij si trajner i Kastriotit. Çela është trajneri i ri i skuadrës së Flamurtarit për sezonin e ardhshëm. Vlonjatët, të cilët dështuan në misionin për tu ngjitur në Superiore, nuk kanë humbur kohë dhe kanë zgjedhur menjëherë trajnerin e ri, i cili do të zëvendësojë Diego Longon.
Ka qenë vetë klubi vlonjat që e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimin në kanalin e tyre zyrtarë ne Facebook.
Njoftimi i Flamurtariu F.C:
“Emiliano Cela eshte zyrtarisht trajner Flamurtari Football Club .
Pas karrieres si futbollist i Flamurtari Football Club tashme rikthehet si trajner
Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi”