Friday, April 26, 2024

Kampionati U-16 për vajza/ Vllaznia shpallet kampione për herë të dytë radhazi

Lexo

Vllaznia U-16 për vajza është shpallur kampione e edicionit të dytë të kampionatit për vajza për këtë grupmoshë. Shkodranet siguruan titullin e dytë radhazi në kampionatin U-16 të vajzave pasi mposhtën ekipin e Tiranës me rezultatin 2-1 në finalen e luajtur pasditen e sotme në ‘Shtëpinë e Futbollit’.

Shkodranet ishin më dominuese në këtë takim, duke shënuar dy gola që në pjesën e parë me sulmuesen e ekipit, Klaudia Borcin. Avantazhi i dyfishtë nuk e ndaloi ekipin shkodran të provonte edhe golin e tretë, ndërsa nuk munguan rastet as nga ekipi i Tiranës. Bardheblutë ngushtuan rezultatin në minutën e fundit të takimit, por goli i shënuar nga Alesia Cinaj nuk mjaftoi për ekipin kryeqytetas.

Shkodranet shpallen kështu kampione të Shqipërisë për herë të dytë radhazi për këtë grupmoshë. Sakaq, për ekipin e Tiranës, kjo ishte finalja e parë në kampionatin U-16.

Në fund të takimit u zhvillua edhe ceremonia e dhënies së medaljeve dhe Kupës për Vllazninë kampione, që iu dorëzuan shkodraneve të vogla nga legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img