Monday, May 6, 2024

Foto Lajm-Artistët shkodranë duke shijuar fitoren e Vllaznisë nga TV-ja me drekë festive

Lexo

“Grupi i artistëve, këngëtarët Adnan Bala, Bardh Spahja, Ardian Tanuahi, Kujtim Rexhvelaj, Bejtaxhia Dilaver Cufi, Arben Tuzi, Armand Tuzi, Eduard Jovani, Gëzim Shpuza, tifozi njësh Miri Ramekaj dhe biznesmeni Arjan Beqiri, duke ndjekur ndeshjen, Laçi-Vllaznia tek lokali “Bashkim Ramekaj” në Unazë. Kështu i ndjekim për çdo ndeshje kur Vllaznia luan jashtë Shkodre”, shkruan në statusin e tij postuar në rrjetet sociale, tifozi i njohur dhe jo vetem, Agron Isufi duke e shoqëruar atë me një foto tavoline dreke të grupit të tifozëve kuqeblu.

Për hirë të së vertetes, grupime të tilla si ky i sotmi i një pjese të artistëve shkodran, has shumë në qytetin verior. Ndeshjet e Vllaznisë kur luan në transfertë motivojnë tifozërinë shkodrane ta shijojnë ndeshjen në ekranin e TV-së bashkangjikur edhe me bankete të tilla festive si ky i sotmi në foto.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img