Thursday, April 25, 2024

Foto-Lajm Kampionët shkodran të kalçetos

Lexo

Rubrika Foto-Lajm , na sjellë një foto shumë interesante të një skuadre kalçeto në përbërje të së cilës bëjnë pjesë emra kampionësh shkodranë në sport dhe art. Pjesë e këtij formacioni është kampioni i Europës në atletikë Izmir Smajlaj, për të vijuar me ish futbollistin e Vllaznisë dhe të kombëtares, sot trajnerin e kombëtares U-19 Elvin Beqiri, i cili ka në krah kolegun e tij të hershëm tek Vllaznia dhe kombëtarja Uliks Kotrri. Spikat mes tyre padyshim edhe regjizori i mirënjohur i Top Channel Eduart Grishaj, ndërkohë që pjesë e skuadrës simpatike është edhe ish futbollisti lezhjan, shkodrani Vilian Lekaj, portjeri Semi, duke përfshirë këtu edhe më të riun e këtij formacioni, talentin të kombëtares të të rinjëve në futboll, djalin e Uliksit, Enea Kotrri. Një kombëtare kampionësh shkodranë që për arsye pune i ka mbledhur kryeqyteti, aty ku mbrëmjen e sotme zhvilluan një ndeshje kalçetoje përballë një skuadre tjetër kampionësh miks nga kryeqyteti me kapiten Bes Kallakun, që në këtë ndeshje ka qënë më i miri në fushën e lojës.

G. MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img