Saturday, May 18, 2024

Francezi, Clement Turpin, bilbili që gjykon, Shqipëri-Poloni

Lexo

Clement Turpin, është ky emri i gjyqtarit që do të vendosë drejtësi në ndeshjen më të rëndësishme të epokës Reja. 39-vjecari francez është një arbitër me shumë eksperiencë në vendin e tij por edhe në arenën ndërkombëtare. E ka marrë stemën e FIFA-s në vitin 2010 kur ishte vetëm 29 vjeç, ndërsa drejton në nivelet profesioniste të Francës që prej 2006-ës. Ai ishte gjithashu pjesë e armatës së arbitrave që vendosën drejtësi në ndeshjet e Euro 2020 dhe më konkretisht ai ka drejtuar sfidat, Rusi-Danimarkë e Uells-Zvicër, ndërsa në këto eleminatore Kroaci-Slloveni e Rumani – Gjermani.

Turpin nuk ka arbitruar asnjëherë ndeshje të Kombëtares Shqiptare, ndërsa në Europë, ai ishte njeriu që u përgjodh nga UEFA për finalen e Ligës së Europës mes Villarreal dhe Manchester United. Gjatë viteve të fundit, 39-vjeçari ka vendosur drejtësi në shumë përballje të rëndësishme të Ligës së Kampioneve, ndërsa konsiderohet si një nga arbitrat më të talentuar në UEFA-s. Vendimi për ta caktuar arbitër në neshjen Shqipëri-Poloni tregon edhe rëndësisnë e madhe që ka kjo ndeshje në arenën ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img