Saturday, May 4, 2024

FSHF, hap regjistrimet për Kategoria e Tretë, edicioni 2023-2024. KF Shkodra, gati për të nisur garën!

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë njofton të gjitha klubet dhe shoqatat e interesuara se kanë nisur regjistrimet për të qenë pjesë e edicionit të ri të Kategorisë së Tretë, për sezonin futbollistik 2023-2024.

Regjistrimet për këtë sezon futbollistik do të hapen më datë 1 gusht 2023 dhe do të mbyllen më 15 shtator 2023. Pas kësaj date asnjë kërkesë për t’u bërë pjesë e Kategorisë së Tretë nuk do të mund të merret në konsideratë. Kampionati i Kategorisë së Tretë pritet që të nisë edicionin e radhës në mesin e muajit tetor.

Nga sa bëhet e ditur, drejtuesit e KF Shkodra kanë vendosur që të rikthejnë ekipin e parë të të rriturve në konkurimin e kampionateve kombëtare. Më herët, KF Shkodra arriti të kualifikohet nga kategoria e tretë në të dytën duke qënë shumë pranë kalimit në të parën, sot Superiore, por humbja në finale me Kastriotin ia mohoi një gjë të tillë. Tashmë, KF Shkodra do ta nisë përsëri nga kategoria e tretë duke pasur objektiv që të rritet nga viti në vit, pse jo për t’u ngjitur në Superiore për të barë Shkodrën me dy ekipe në këtë kategori.

Në vijim, FSHF, bën të ditur se klubet apo shoqatat e interesuara duhet të dorëzojnë në Federatën Shqiptare të Futbollit listën e dokumenteve të mëposhtme:

  • Kërkesë nga Bashkia, klubi ose shoqata
  • Dokumentin e pagesës prej 120.000 lekësh në Union Bank
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit të Administratorit
  • Kontroll mjekësor për çdo lojtar
  • Listën emërore të ekipit. Të firmosur dhe vulosur nga klubi ose shoqata.
  • Foto të secilit lojtar.

Për çdo pyetje apo sqarim që mund të keni në lidhje me Kategorinë e Tretë, ju mund të dërgoni një e-mail në sh.tirane@fshf.al.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img