Friday, April 26, 2024

FSHF-Kombëtarja U-17/Miqësore ndaj Bosnjë Hercegovinës. Trajneri Bulku shpall listën, dy shkodranë kuqezi, Tomas Kiri dhe Ersi Zaganjori

Lexo

Kombëtarja shqiptare U-17 do të nisë ditën e hënë grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Bosnjë & Hercegovinës. Kuqezinjtë e vegjël do të luajnë ndeshjen e parë më 19 maj, duke nisur nga ora 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, teksa dy ditë më vonë do të luajnë ndeshjen e dytë në Durrës, në stadiumin “Niko Dovana” në ora 10:00.

Trajneri i Kombëtares shqiptare U-17, Ervin Bulku ka bërë ditën e sotme publike listën me 23 lojtarë të grumbulluar, të cilët aktivizohen në kampionate brenda dhe jashtë vendit. Pjesë e kësaj liste janë edhe dy futbollistë shkodranë, portjeri Tomas Kiri që luan me Shkëndinë e Tiranës dhe mesfushori Ersi Zaganjori që luan me Akademinë Vllaznia.

Që kur ka marrë drejtimin e skuadrës, Bulku ka pasur mundësinë të zhvillojë tre seleksionime, duke mundur të shikojë nga afër vetëm gjendjen e lojtarëve që aktivizohen në kampionatin shqiptar, pasi për shkak të pandemisë Covid-19, ka qenë e pamundur për teknikun kuqezi të shohë ekipin e plotë edhe me lojtarët shqiptarë që grumbullohen jashtë vendit. Në këtë grumbullim do të jenë të pranishëm 9 lojtarë, të cilët aktivizohen me klube europiane dhe jo vetëm.

Këto seleksionime dhe ndeshje miqësorë gjatë vitit do t’i shërbejnë trajnerit Bulku për të krijuar një ide përfundimtare në lidhje me grupin e Kombëtares, që do të përfaqësojë Shqipërinë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2022, ku kuqezinjtë do të përballen me Italinë, Skocinë dhe Irlandën e Veriut.

Më poshtë, lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Ervin Bulku, në prag të ndeshjeve ndaj Bosnjë & Hercegovinës:

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img