Thursday, April 25, 2024

Opinion nga Fatmir Lugji/ Ish futbollisti shkodran, komenton pragndeshjen, Vllaznia-Kastrioti

Lexo

Pamvarësisht pozitave në klasifikimin ekipor në mes Vllaznise dhe Kastriotit, pamvarësisht njohjes së lojes së kundërshtarit, e rëndësishme është si e ke përgatitur ekipin në sfiden anti-Kastriot, çfarë formacioni do hedhesh në fushë dhe taktika që do përdorësh. Në të shumten e rasteve intervistat në pragndeshje në vazhdimësi kanë qënë optimiste, si në përgatitjen e ekipit, si për përzgjedhjen e lojtarëve në formacion, por në disa ndeshje nuk kanë rezultuar pozitiv, çfarë është deklaruar në pragndeshje.

Ndeshja me Kastriotin në pamje të parë duket një sfidë e lehtë, por vetvëresimi i tepruar dhe besimi në fitore në shkallen relative apsulute janë deklarata që mund të ndikojnë edhe në sensin tjetër. Sidoqoftë tifozëria shkodrane kuq e blu shpreson që tranjeri gjatë këtyre ditëve ka punuar dhe stervitur ekipin për të zhvilluar një futboll “klasik” shkodran, ku t’i përngjajnë  ndeshjeve të dy fazave të para, që të hënën në duelin Vllaznia – Kastrioti  të dëmonstrohet një futboll profesionist ku repartet të jenë në harmoni me njëri tjetrin, ku lojtarët e sulmit të rregullojnë shënjestren dhe të godasin në objektiv, ku të keni menduar për këtë sfidë një mesfushtë organizatore, fantaziste  dhe një mbrojtje solide që ka rikuperuar “gabimet amatoreske”.

E rëndësishme dhe pika e fortë e ndeshjes është aftësia e tranjerit për të luajtur me stolin dhe me shumë vlerë është se si tranjeri do të luaj me psikologjinë e lojtarëve. Shpresojmë që të jete një ndeshje korrekte, nuk  duhet mendojmë hamendësi të ndonjë “trukimi” apo rezultati “të pa qënë”. Fitorja e Vllazisë është një detyrim moral dhe objektiv i pa diskutueshëm.

Fatmir Lugji-Ish futbollist

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img