Sunday, May 19, 2024

FSHF Sunday League Albania / Kastriotët shpallen kampionë të edicionit 2022-2023

Lexo

Kastriotët janë skuadra kampione e edicionit 2022-2023 të kampionatit të futbollit amator 9×9 FSHF Sunday League Albania. Finalja e madhe e këtij sezoni u luajt këtë të premte në fushën e Shtëpisë së Futbollit, ku Kastriotët dhe Prestige u përballën në një sfidë mjaft emocionuese që u ndoq nga tifozë të shumtë që kishin mbushur tribunën.

Të dyja skuadrat erdhën në këtë betejë të fundit, pasi ishin protagonistët kryesorë të grupeve dhe arritën të kalonin të gjitha fazat e play-off. Ndeshja ka qenë mjaft e luftuar me raste nga të dyja skuadrat dhe koha e rregullt ka përfunduar në barazim 0-0, me skuadrat që i janë drejtuar kohës shtesë.

Finalja është vendosur nga një gol i shënuar në fundin e shtesës së parë, kur Erind Lleshi i Kastriotëve del në fundore nga e djathta dhe kroson në zonë aty ku portieri i Prestige, Cara nuk arrin të zotërojë siç duhet topin, që përfundon në rrjetë.

Në minutat e mbetura Kastriotët menaxhojnë lojën dhe arrijnë të mbajnë portën e paprekur, duke fituar 1-0 dhe duke siguruar kështu titullin kampion në futbollin amator.

Në përfundim të sfidës është zhvilluar ceremonia e titullit, ku legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari i ka dorëzuar lojtarëve të ekipit kampion trofeun dhe medaljet. Mbyllet kësisoj një tjetër sezon i suksesshëm për futbollin amator, që vazhdon të ngjallë interes dhe pjesëmarrje të shtuar, duke u kthyer në një nga kompeticionet më të preferuara të futbollldashësve.   

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img