Futboll Femra-Eliminatoret e Botërorit / Kombëtarja e femrave mbërrin në Poloni, të martën, ora 19.45, sfida Poloni-Shqipëri në stadiumin “Tychy”

Lexo

Kombëtarja shqiptare e femrave ka udhëtuar ditën e diel drejt Polonisë për ndeshjen e radhës në eliminatoret e Botërorit “Australi – Zelandë e Re 2023”.

Delegacioni kuqezi i ishte nënshtruar një ditë më parë testeve me tampon dhe pasi të gjithë u konfirmuan negativë u nis në mëngjes drejt Polonisë për të mbërritur pas dreke në qytetin e Tiçit (Tychy), ku edhe do të luhet ndeshja me rivalet polake.

Pasditen e së dielës skuadra nën drejtimin e trajnerit Armir Grima ka zbritur në fushë për të kryer një seancë stërvitore. Deri tani gjithçka ka shkuar normalisht, pa probleme fizike dhe skuadra është në gjendje të mirë.

Fitorja e shkëlqyer me Armeninë ka krijuar një atmosferë mjaft pozitive dhe vajzat kuqezi janë optimiste për një tjetër paraqitje po aq të mirë edhe ndaj Polonisë. Të hënën pasdite skuadra do të zhvillojë edhe stërvitjen zyrtare në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja.

Ndeshja e femrave, Poloni-Shqipëri luhet ditën e martë, datë 26 tetor, në stadiumin “Tychy”, duke nisur nga ora 19:45.

Aktualisht, Shqipëria ndodhet në vendin e katërt të grupit me 4 pikë në tre takime të luajtura, duke lënë pas Kosovën dhe Armeninë.

Në vendin e parë të Grupit F ndodhet aktualisht Norvegjia me 6 pikë në dy ndeshje, e ndjekur nga Belgjika dhe Polonia me nga 4 pikë secila, po aq sa edhe Shqipëria.

 

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -