Basket Meshkuj-Liga Unike/Vllazni me dy fytyra, e mund Golden Ylli i Kosovës në Shkodër, 67-79

Lexo

Liga e kampioneve-Eleminohet Barcelona. Bajerni dhe Benfika kalojnë në 16-she

Mundet edhe në Mynih, Benfika nuk gabon ndaj Dinamos së Kievit, siguron turin e 16-shesJanë luajtur të mërkurën 8...

“Dritë jeshile” për korçarët, Skënderbeu mund Egnatian, dhe këmben vendet me rrogozhinasit

Tre pikë të arta për Skënderbeun të fituara përballë një kundërshtari direkt për mbijetese si Egnatia do të thotë...

Vllaznia e koshit për meshkuj nuk e ka nisur mirë konkurimin në Ligën Unike të basketbollit. Skuadra e drejtuar nga malazezi, Nokola Milatoviç është mundur në takimin e parë të këtij kompeticioni nga skuadra kosovare, Golden Eagle Ylli me rezultatin 67-79.

Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së dieles në pallatin e sportit, Qazim Dervishi” të Shkodrës ka paraqitur një Vllazni me dy fytyra. Një pjesë e mjaft mjaft e mirë duke fituar periodën e parë me shifrat 19 me 17, dhe po ashtu edhe e perioda e dyta në fitore me shifrat 23 me 20 duke shkuar në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve me avantazhin 42 me 37.

Por, ajo që çudit jo pak tifozërinë shkodrane, është përformanca shumë e dobët e skuadrës kuqeblu në pjesët e dyta. Ashtu siç ka ndodhur edhe në disa ndeshje të tjera të mëparshme, edhe ndaj Golden Eagle Ylli ndodhi e njëjta pamje.

Me të filluar pjesa e dytë, miqtë nga Suhareka diktojnë në lojë, madje duke e fituar thellësisht përiodën e tretë me shifrat 9-17. E njëjta gjë paraqitet edhe në periodën e katërt ku përsëri skuadra kosovare del fituese 16-25. Dhe, në përfundim të të gjithë ndeshjes, Golden Eagle Ylli del fitues me rezultatin 67-79.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -