Saturday, May 4, 2024

Java e 6-të e Abissnet Superiore, Dinamo mund Skënderbeun në transfertë. Tirana në krye me një ndeshje më pak, luan nesër derbin me Partizanin

Lexo

Çifti, Skënderbeu-Dinamo, i luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Skëndërbeu” të Korçës duke filluar nga ora 16:45 ishte i parafundit për javën e 6-të të kategorisë Superiore, ndërkohë që me derbin e së hënës, Tirana-Partizani mbyllet zyrtarisht e gjithë java në fjalë.

Pasi ka marrë 6 gola në portën e saj për javën e kaluar në Shkodër ndaj Vllaznisë, Dinamo udhëton në Korçë me synim për të rikthyer imazhin e një pretendenteje. Megjithatë, për të marrë tre pikëshin nuk e ka pasur aspak të lehtë, sepse përballë ka pasur një Skënderbe mjaft ambicioz, edhe ai me objektiv për të marrë tre pikëshin, sepse pozitat në fund të tabelës së klasifikimit nuk janë sinjal i mirë për të.

Çinedu, në të 69-tën minutë e kalon në avantazh Dinamon, rezultat që vijon të qëndrojë në fuqi deri në mbyllje të të gjithë ndeshjes duke fiksuar rezultatin 0 me 1 për blutë dinamovitë, të cilët me këtë tre pikësh shkojnë në kuotën   e 9 pikëve duke u pozicionuar me pikë të barabarta me Vllazninë, në vend të 4 dhe të 5-të.

Ndërkohë, humbja në shtëpi e zhyt akoma më shumë ekipin korçar në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit me vetëm 3 pikë.

Rezultatet e 5 ndeshjeve të javës së 6-të të Superiores

E shtunë, 23 tetor 2021 –

EGNATIA 0-1 TEUTA

Kallaku (p) 80′

KASTRIOTI 0-1 LAÇI

Mazrekaj 71′

E dielë, 24 tetor 2021 –

KUKËSI 2-0 VLLAZNIA

Sh. Taipi 29′, Ndreca 83′

SKËNDERBEU 0-1 DINAMO

Çinedu 69′

E hënë, 25 tetor 2021 –

TIRANA – PARTIZANI | 19:45 | “AIR Albania”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img