Kombëtaret U-17 & U-15 nisin grumbullimin 4-ditor

Lexo

- Reklamë -spot_img

Dy kombëtaret shqiptare të moshave U-17 dhe U-15 kanë nisur këtë të hënë një grumbullim që do të zgjasë për 4 ditë me qëllim që të vëzhgohen nga afër lojtarët e talentuar të këtyre grupmoshave. Me Shqipërinë U-17, tekniku Elvin Beqiri ka grumbulluar 24 futbollistë të cilët aktivizohen në akademitë e vendit tonë sëbashku me mesfushorin Butrint Ahmeti i cili vjen nga skuadra e 2 Korrikut, Prishtinë.

Armand Dama, trajneri i kombëtares U-15 për këtë grumbullim ka afruar në skuadrën përfaqësuese 23 futbollistë. Lojtarët aktivizohen të gjithë në Shqipëri. Të dyja skuadrat përfaqësuese janë grumbulluar në kompleksin Tropikal në Durrës, dhe do të zhvillojnë këto ndeshje testuese sipas programit më poshtë:

Ditë e mërkurë, 28 tetor 2020 në kompleksin “Tropikal” ora 11:00
U-17 do të zhvillojë ndeshje ndaj kombëtares U-18 që do të grumbullohet vetëm për këtë testuese.
U-15 do të zhvillojë ndeshje po ditën e mërkurë ndaj kombëtares U-16, që e cila grumbullohet vetëm për këtë miqësore.

Ditë e enjte, 29 tetor 2020 në “Olympic Park Durrës” ora 15:30
U-17 do të zhvillojë një ndeshje ndaj skuadrës U-19 të akademisë “Shqiponjat”
U-15 do të zhvillojë miqësore ndaj skuadrës U-17 të skuadrës U-17 të akademisë “Shqiponjat”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Nga Fatos LAMAJ – Vllaznia B e nis me fitore sezonin e ri në Kategorinë e Dytë....

Vllaznia B-Tërbuni 1-0(Shënues:Tourai 36') Vllaznia B:Bunjaj,Pepnikaj,Papaj,Allele,Kubazi(Hajdari 65’),Spahija,Zaganjori(Hagrepi 90’),Turai,Zekaj,Aina,Halili(Hotaj 57’) Trajner:Brikeno Bizi Tërbuni:Marku,Dragoj,Zere,Andoni,Hyzellari(Dismei 63’),Petritaj(Kalemi 58’),Hidri(Lleshi 72’),Longcat,Feza(Torollari 72’),Sundai,Xhani Trajner:Xhynejt Çutra Gjyqtarë:Besnard Kaimi,Enes Ahmeti,Ilir Cani,Kejsi...
- Advertisement -spot_img